Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e Alternativës, Lulzim Aliu për TV21 është prononcuar në lidhje me reagimet në publik për CV-në e tij të publikuar në propozimin e Qeverisë dërguar Kuvendit. Aliu thotë se ka njohuri bazë në informatikë dhe teknologji, por që me profesion është gjuhëtarë.
“Unë i njoh aftësitë bazë të teknologjisë dhe informatikës. Ato që i di ato edhe i kam shkruar. Unë nuk jam informaticient, jam gjuhëtar”, ka shkruar
Ndryshe, në CV-në e Aliut mes tjerash shkruhet se ai ka aftësi kompjuterike në Windows 10, 7, XP, Vista, Microsoft Office–Word, Exel, Power Point, Internet dhe Photoshop.