Kriza e moralit në shoqërinë shqiptare

Ruzhdi Peçani
Duke menduar për karakteristikat themelore të shoqërisë së sotme shqiptare,mund të vërehen rënjet e vlerave njerzore dhe një krizë morali dhe edukimit.Ndieshmëritë për vlerat etike dhe morale,solidaritetit,altruizmit,tolerancës,konsiderata për integritetin e tjetrit. Vlera këto të cilat po humbin luftën me profitin dhe fuqinë. Subjektivizmi,moskujdesi ndaj të tjerëve,trajtimi i njeriut si qenie biologjike,në mjet apo produkt teknik dhe biologjik si mjet pune,këto janë shkaktarët e krizës morale që ka përfshi shoqërinë shqiptare.Dhe më keq edhe fëmijët udhëzohen indirekt për arritjen e botës së përkryer materiale,duke lënë anash vlerat univerzale njerzore,individualizmi është bërë filozofia e të jetuarit.

Në këtë opinion qëllimi është të tregohet kriza e moralit që ka përfshirë shoqërinë bashkëkohore shqiptare. Në shoqëritë bashkëkohore ndryshimet e shpejta zhvillohen në të gjitha nivelet e jetës,ku problemet sociale janë mjaftë komplekse të shtrira dhe të lidhura. Zgjidhja e këtyre problemeve kërkon qasje interdisciplinare.Në rrethana të tilla mardhënjet ndërnjerzore janë të ngarkuar me xhelozinë,garën në më të sukses’shëm dhe më superior ndaj të tjerëve. Njëri ndër problemeve thelbësor është skandalet gjithënjë më të shpeshta financiare,aferave të mashtrimit në ekonomi dhe shoqëri në përgjithësi.

Kjo është një temë sa interesante aqë edhe intruguese për hulumtim dhe studim.Titulli është vënë nga premisa e fituar nga shumë gjykime dhe që qëndrojnë të argumentuara. Nga ana tjetër,gjithnjë ka më pak njerëz të cilët me angazhim të sinqert dhe punë të ndershme mund të arrijnë sukses në jetën e tyre private.

Ekziston mendimi se me futjen e sistemit shumëpartiak ka filluar plasaritja e moralit shoqëror shqiptarë.Nuk do thotë se më parë gjendja morale ishte ideale.Po të shiqojmë të kaluarën në Shqipëri, dikur mbretëronte morali patriarkal i mbështetur në kanun dhe religjion. Pas luftës së dytë botërore,ideologjia komuniste zëvëndësoi themelin e etikës të shoqërisë shqiptare. Sistemi komunist do shkatrroj etikën patriarkale mbështetur në kanun dhe religjion,një system i egër njëpartiak diktatorial që ishte, i cili kishte hequr apo asgjësuar liritë politike,nuk kishte lejuar korupcionin por shoqërinë shqiptare e kishte vënë në një katastrofë nacionale dhe krize ekonomike.

Në rrethana të këtij sistemi më të egër komunist – Stalinist, plasaritja e moralit të shoqërisë shqiptare ishte e pashmangëshme.Patologjia sociale kishte marrë hovin,ashtu që në mardhënjet shoqërore dhe ndërnjerzore dominonin urrejtja,varshshmëria,frika dhe mostoleranca.Regjimi i Enver Hoxhës ishte detonuesi i gjithë manifestimit të krizës morale.E gjthë kjo shpjegohet me ekzodin e vitit 1990,pas rënjës të sistemit komunist.Duhët thënë se shumica e popullatës,e dalur nga regjimi komunist,ishte thellë e traumatizuar.

Pse themi se themelimi i partive politike ndikoi plasaritjen e moralit,kjo ngase mungonte tradita demokratike dhe kishte vështërsi në konstituimin e interesit nacional.

Pas revoluconit demokratik,ardhjen e demokracisë, do fillonte ngadal të shëroheshin mardhënjet ndërnjerzore.Pushuan persekutimet dhe ndjekjet e paskrupullta,kështu tensionet në shoqëri po uleshin. Kuptohet,nuk ishte çdo gjë ideale, kishte edhe lëshime dhe gabime. Por, e rëndësishme ishte – pas një izolimi total ndërkombëtar,Shqipëria hapet dhe fillojnë ngadal edhe integrimet në shoqërinë demokratike të Evropës. Partitë politike bënin përpjekje që Shqipërinë t’a orientojnë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe liderët e PD do priteshin me një mikëpritje dashamirëse në shtetet e Evropës dhe në botë.

Mjerisht,kjo do ishte një periudhë e shkurtër e një përparimi dhe ringritjës së moralit të shoqërisë shqiptare. Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale, anarkia në Shqipëri, Lufta Civile ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997

Kriza e moralit shoqëror po thellophej me piramidat financiare shqiptare .Në vitin 1997 ekonomia, financat, por edhe gjithë shteti e shoqëria shqiptare njohën një nga krizat më të renda të historisë së tyre. Disa qindra mijëra njërez që humbën tërësisht paratë e tyre, miliarda dollarë të përpirë nga një sistem firmash rentiere të tipit Ponzi, një shtet i tërë i paralizuar dhe pjesa dërmuese e popullsisë në revoltë, ushtri dhe polici totalisht e shkatërruar dhe miliona armë në duart e popullarës.

Me mijëra të vrarë e të plagosur, pa qenë asnjëherë e qartë se kush ishte realisht “armiku”, dhjetëra mijëra shqiptarë u larguan si refugjatë drejt Italisë, që edhe një numër do gjenin vdekjen në Otranto, Greqisë etj.U desh nderhyrja e trupave të huaja ushtarake, kryesisht italiane, që vendi “të qëtësohej” dhe të rifillonte jetën dhe aktivitetin normal.Thënë shkurt shteti kishte rënë.

Dhe pas kësaj fillon jeta institucionale,sikur çdo gjë po këthehej në binarët e vetë.Do vinë zgjedhjet e lira “demokratike”,dhe pas kësaj lufta e ashpër mes pozitë – opozitë që do vazhdoj gjerë në ditët e sotme dhe dinte të ishte edhe agresive me animozitet. Dhe të ndalemi tek dhjetvjetëshi i fundit.Të dy partitë politike si PD dhe PS, këtu nuk është qëllimi të tregojmë se cila më shumë apo më pak,ngase tani dihet,do arrijnë të fragmentojnë dhe polarizojnë shoqërinë shqiptare skajshmërisht,me këtë edhe thellimin e krizës morale.

Me ardhjen e PS në pushtet dhe Edvin Rama në krye të qeverisë fillon faza finala e plasaritjes të shoqërisë shqiptare.Rama si Kryeministër,menjëherë ndau apo thelloi më tepër popullin në dy grupe,nga të cilat njerën e madhëronte dhe tjetrin e satanizonte.Filluan manipulimet me opinionin publik të paparë gjerë atëherë në historinë shqiptare. Servoheshin çdo ditë mashtrimet dhe manipulimet, kërcnimet me gënjeshtra drejt kryetarit të opozitës dhe kundërshtarëve tjerë politik.Dhe kjo bëhej edhe brenda parlamentit.E gjitha jashtë iracionales.

Këtë qasje e përqafuan edhe “shërbyesit politik” e të tijë,në të gjitha nivelet – ministra dhe funksionar politik.Kështu filloi që kriza morale të thellohej edhe më tepër.Korrupsioni lulëzonte si asnjëherë më pare,me këtë edhe krimi i organizuar. Filluan të dukeshin investimet e dyshimta,kështu po bëhej plaçkitja nga niveli më i lartë i shtetit.

Manifestimi i qarjes morale të shoqërisë shqiptare dukej në çdo cep të vendit dhe në të gjitha shtresat e shoqërisë.Kjo në veçanti është parë në zgjedhjet e mëparshme nacionle,po dhe tani më 25 prill, me manipulime,shantazhe, blerje dhe vjedhje votash , duke mos përjashrtuar edhe kërcnimet ,sulmet fizike po dhe vrasje.Kjo një humbje totale e konsideratës dhe empatisë që treguan,nga zgjedhjet e mëparshme,fillimin e ndryshimit të mentalitetit të popullit shqiptarë. Kështu kooperativiteti,si formë pozitive e interaksionit brenda një shoqërie,me thellimin e krizës,i lëshon vendin mosmarrëveshtjeve të cilat eskalojnë edhe në konflikt shoqëror.

Me blerjen e votive u rrënua dinjiteti qytetarë, duke i vrarë egon – ngase i shtyrë nga rrethanat socio-ekonomike,duhët t’a shes votën,ndoshta edhe përkundër vullnetit,se vota i shkon në drejtim të gabuar. Mes tyre mbretronte edhe frika nga humbja e vendit të punës dhe ekzistencës.Po dhe në këso raste, do duhej të kishte mbetur diçka njerzore.Por jo,ndieshmëria njerzore sikur u flet se çdo gjë është në rregullë,nuk ekziston turpërimi,faji ngase ekziston vetëm pëlqimi i heshtur, se të nëpërkëmësh tjetrin është rregullë, ngase në këtë mënyrë mbrohemi nga mungesa e përgjegjësisë dhe fajësimit. Atëherë kur hendeku mes legalitetit dhe legjimiteit është i madh,kjo gjeneron anomalitetin institucional të krimit të organizuar.

Pas gjithëkësaj që po ndodhë në Shqipëri,do shtronim pyetjen: Se politikanët dhe qeveritarët a kanë fare pak ndërgjegje? A janë të vetëdijshëm për krizën morale që ka kapluar shoqërinë shqiptare? Apo mendojnë se për këto që i shkaktojnë shoqërisë, do e kalojnë pa konsekvenca?

Një krizë morale e tejzgjatur mund të shkaktonte një qarje të madhe të një shoqërie.Duhët thënë ,se historia nuk njeh asnjë shembëll që një shoqëri t’i ketë mbijetuar një qarjeje morale që ka përjetuar.Proçesi i krizës morale në shoqërinë shqiptare dhe mëtej po vazhdon dhe nuk i shifet fundi përderisa ky regjim autokrat të qëndroj. A mund të shpresojmë ,se një ditë do filloj një ripërtrirje e moralit në shoqërinë shqiptare,apo Shqipëria do i bashkohet shteteve të cilat nuk i mbijetuan krizës së thellë të moralit dhe çarjes.