Kriza ne Mal te Zi, kryeministri proserb inicion shkarkimin e Abazoviqit

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq.

Në vend të Abazoviq, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.

“Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai. Kujtojmë se Abazoviq ka ndërmarr një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.

Në propozimin për shkarkimin e Abazoviqit, Krivokapiq theksoi se “më 19 janar 2022, pas disa muajsh mosmarrëveshje rreth zhvillimit të politikave qeveritare, deputetët e Lëvizjes Qytetare URA, së bashku me disa deputetë të DPS-së dhe partive të tjera ish-qeveritare, ka dorëzuar një kërkesë për mocion votëbesimi të Qeverisë në Parlamentin e Malit të Zi”.

Koalicioni “E zeza në të bardhë”, lider i të cilit është Abazoviq, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi një iniciativë për mosbesimin e Qeverisë. Nisma është nënshkruar nga 31 deputetë.

Ndryshe, mocionin e votëbesimit do ta votojnë edhe deputetet e partisë së presidentit Milo Gjukanoviq, DPS.