Kriza nga pandemia/ Turizmi ndërkombëtar humbi 460 miliardë dollarë

0

Të dhënat e Organizatës Turistike Botërore të Kombeve të Bashkuara tregojnë se gjysmën e parë të 2020-ës janë regjistruar 65 për qind më pak udhëtime turistike ndërkombëtare në krahasim me një vit më parë.

Rënia e madhe e kërkesës turistike për udhëtime ndërkombëtare në periudhen janar-qershor të këtij viti ka shkaktuar humbje prej 440 milionë udhëtime ndërkombetare dhe të ardhura prej rreth 460 miliardë dollarë nga turizmi botëror.

Kjo shifër është përafërsisht 5 herë më i lartë se humbja e të ardhurave nga turizmi ndërkombëtar, të regjistruar në vitin 2009 gjatë krizës ekonomike.