Kroaci, aksidentohet autobusi me targa shqiptare, humb jetën një person, plagose disa të tjerë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/02/2023

Një person ka humbur jetë ndërsa disa të tjerë janë plagosur pasi një autobus me targa shqiptare u aksidentua në Kroaci.

“Një person ka humbur jetën dhe disa janë plagosur në një aksident trafiku në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit të Brinjës. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 23:43, kur një autobus me shenja kombëtare shqiptare për arsye të panjohur ka kthyer në të djathtë, ka përplasur një gardh dhe është përmbysur në anën e majtë të tij”, njofton policia.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Autobusi drejtohej nga një shtetas shqiptar 58-vjeçar.

Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Komunikacioni në autostradën A1 ndërmjet udhëkryqit Ogulin dhe Brinjë në kilometrin 112 është ndërprerë në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti trafiku, njofton HAK.

Për shkak të kushteve dimërore në rrugë, HAK këshillon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë dhe stilin e vozitjes, të ruajnë distancën e sigurt ndërmjet automjeteve dhe të mos nisen pa pajisjet e duhura dimërore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Nora-Taravari-921x614

Zonja Nora Taravari tregon për jetën me doktorin dhe arsyen pse ai vendosi të kandidojë për president

zoran-milanoviq

Presidenti kroat: Vuçiq ma çoi një letër 5 faqëshe, por ne e mbështesim Kosovën në KiE- me shqiptarët jemi të afërt dhe miq

FB_IMG_1713389349313

Bajqinovci: Na vjen keq, Bujar Osmani loboi kundër Kosovës

taravarilikove

Taravari: Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës

INFO

NA NDIQ