Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

Picture of Ina Online
Ina Online

20/03/2025

Kroacia e ka shokuar Francën në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve.

Kroatët mposhtën Gjelat me rezultat 2-0, duke bërë një hap gjigant për promovimin në Ligën A.

Në minutën e tetë, Andrej Kramaric dështoi të kalonte Kroacinë në epërsi, pasi nuk shënoi nga penalltia.

Por, në minutën e 26-të, Ante Budimir shënoi golin e parë për kroatët me një asistim të Ivan Perisic.

Perisic më pas ndryshoi rolin nga asistues në golashënues, duke dyfishuar epërsinë e vendasve.

Pjesa e dytë pati shumë raste, mirëpo të dy kombëtaret nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Në anën tjetër, Spanja i shpëtoi humbjes nga Holanda, duke barazuar 2-2 në udhëtim.

Pas nëntë minutash lojë, Nico Williamas kaloi Furinë e Kuqe në epërsi me një asistim të Pedrit.

Por, Cody Gakpo i barazoi shifrat në 1-1 kur u asistua prej Justin Kluivert në minutën e 28-të.

Rezultatin e përmbysi Tijjani Reijnders (46’), me një asistim të bukur nga Jeremie Frimpong.

Mirëpo, heroi i Spanjës doli të ishte Mikel Merino, kur shënoi në minutën e 90+3-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Kujtojmë se fituesi i duelit mes Kroacisë dhe Francës, do të përballet në gjysmëfinale mes fituesit të duelit Holandë-Spanjë.

TË FUNDIT

Përurohet uji i pijshëm në Likovë, Duraku: Mungesa e ujit “mision sllav”, kishte qëllim shpërnguljen e shqiptarëve

Greqia publikon hartën e re të kufijve detarë/ Zgjerohet 12 milje në territorin shqiptar? (FOTO)

Çfarë ndodh nëse nuk konstituohet Kuvendi i ri i Kosovës? Juristi jep sqarime kushtetuese

Edhe dy të lënduar nga zjarri në Koçan janë në gjendje relativisht të rëndë

Festa e Pashkëve, çmimet e produkteve rriten në mënyrë drastike

Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË