Kroacia, destinacion i preferuar për punësim nga shtetasit e Maqedonisë

INA
INA

15/01/2024

Shtetasit e Maqedonisë janë të tretët në numër në listën e punëtorëve të huaj që zyrtarisht kanë pasur leje pune dhe kanë punuar në Kroaci vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme e Kroacisë, vitin e kaluar në Kroaci kanë punuar 13.412 shtetas të Maqedonisë. Shumë njerëz nga Maqedonia, sidomos gjatë sezonit turistik, shkojnë për të punuar në këtë vend, i cili është pjesë e Bashkimit Evropian dhe ka një sektor të zhvilluar turistik.

Numri më i madh i punëtorëve të huaj në Kroaci, mbi 23 mijë, ishin nga shteti aziatik i Nepalit. Më pas pasojnë indianët, mbi 15 mijë punëtorë të huaj kanë punuar në Kroaci vitin e kaluar. Përveç Maqedonisë, në Kroaci ka edhe kontingjente të mëdha të punëtorëve të huaj nga Filipinet, Bangladeshi, Kosova, Turqia dhe Shqipëria. Në total, Kroacia ka lëshuar 172 mijë leje pune për të huajt për punësim të përhershëm, që është një rekord në këtë vend.

Shërbimi Kroat i Punësimit raportoi se shumica e të huajve ishin të punësuar si ndërtues, kamerierë dhe ndihmës kuzhinierësh. Sipas sektorëve, kuzhinierët merrnin pagën mesatare neto më të lartë, 697 euro në muaj. Më së paku ishin paguar dërguesit-të huaj të cilët kishin një pagë mesatare rreth 560 euro.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tvsh-ime

“TVSh-ja ime” pritet të rritet në 3.000 denarë nëse LSDM mbetet në pushtet, premton Kovaçevski

market

Inspektorët zbarkojnë nëpër markete – nuk do ta presim ditën e nesërme!

nxemje-qendrore- ngrohje780x439-1

KRRE: Ulet për 35% çmimi i ngrohjes për institucionet publike dhe objektet afariste në Shkup

alkaloid-780x470-1

Alkaloid ka rritur shitjet e prodhimeve për 16% më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

dash-1

DASH: Bisedimet për rregulloren e BQK-së të vazhdojnë me urgjencë

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

cmimet-e-garantuara

Bekteshi: Nuk do të vazhdohet masa për çmime të garantuara, do të ketë ndryshime ligjore

nafta tregjet

Rënie e madhe e eksporteve të naftës amerikane në Evropë, rritje e re e çmimeve të mundshme

aeroport italiane franceze

Shtrenjtohen biletat e fluturimeve, ja sa do të shkojnë?

INFO

NA NDIQ