Kroacia i jep goditje të fortë Serbisë. Ja për çka bëhet fjalë

Nga 1 nëntori, Serbia nuk do të blejë naftë ruse përmes kompanisë së gazit Adriatik JANAF, sepse do të jetë 20 për qind më e shtrenjtë për shkak të sanksioneve të BE-së. Sipas kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, Kroacia po punon për një “kërkesë dhe ultimatum të qartë” që do të dëmtojë drejtpërdrejt Serbinë dhe qytetarët e saj në vlerë qindra milionë euro, transmeton H1.

– Bashkimi Evropian i lejoi këto sanksione në dëm të jetës dhe standardeve të të gjithë qytetarëve të Serbisë, duke përfshirë edhe anëtarët e pakicës kombëtare kroate. Kjo do të na kushtojë qindra milionë euro – tha Brnabic në televizionin Happy. (INA)