Kroacia ja mori krejt punëtorët sezonal Maqedonisë së Veriut

INA
INA

2 Qershor, 2023

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë shumë më shpesh po largohen për punë në Kroaci.

Rritja e ofertës së punës dhe pagat më të larta i tërheqin qytetarët e Maqedonisë së Veriut të fitojnë më shumë. Familje të tëra nga vendi nisen për punë sezonale në këtë vend. Më së shumti punojnë si kamerierë, banakierë, në hotele, restorante, kafene, por edhe si shërbëtor e kuzhinier. Pagat e kamerierëve në hotele variojnë nga 730 deri në 1200 euro. Akomodimi dhe ushqimi ofrohet për punëtorët sezonalë. Disa hotele kanë ndërtuar objekte shtesë për të akomoduar punëtorët e tyre. Si rregull sigurohen tre vakte dhe punëtorët paguhen për udhëtimin. Kërkesa për kamerierë, kuzhinierë dhe staf tjetër është e lartë, raporton makfax.com.mk.

Për një kuzhinier në një restorant në Stari Grad në Hvar, ata ofrojnë një pagë neto prej 1,065 euro për gjashtë deri në shtatë orë në ditë, gjashtë ditë në javë. Ato ofrojnë akomodim për punonjësit në dhoma hoteli dyshe, tre vakte të ngrohta dhe shpenzime udhëtimi të paguara. Përveç pagës së rregullt, ofrojnë edhe shpërblime për rezultate të veçanta të punës dhe një shpërblim prej 650 euro për punëtorët që vendosin të kthehen sezonin e ardhshëm.

Në Poreç dhe Rovinj është hapur një pozicion për një mikpritës kampi, i cili përfshin detyra për pranimin e mysafirëve, faturimin dhe lëshimin e faturave, detyrat e pritjes, pastrimin e shtëpive mobile dhe mirëmbajtjen e tyre, për një pagë prej 915 euro neto me pagesën e një vakti të ngrohtë, si dhe paguhet jashtë orarit.

Në Fontana, sipas shpalljes në faqen “Puna ime”, për pozicionin e menaxherit të një bar plazhi janë të gatshëm të paguajnë nga 1800 deri edhe 2600 euro. Përshkrimi i punës përfshin, ndër të tjera, planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e punës së të gjithë stafit.

Për punën – larëse enësh me orar fiks ne Dubrovnik që perfshin renditjen, larjen, hekurosjen, larjen e palosshme, çarçafet e krevatit dhe rrobat e restorantit, paga është 750 euro bruto.

Disa pronarë restorantesh i paguajnë kryekuzhinierit 4000 euro dhe ndihmësit 2000 euro.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

INFO

NA NDIQ