Kroacia në finale, anglezët në shpi, dramë e paparë!

0

Kroacia shkon në finale pasi mposhtën Anglinë me rezultatin 2:1 me golin e MARio Manxhukiç.

109′ Një veprim që nuk premtonte pothuajse asgjë bie goli. Mbrojtësit e Anglisë nuk ishin të vendosur si duhet dhe Mandzukic në pozitë ideale, nga afërsia me një goditje të fuëishem mposhti portierin Pickford, 2:1.

106′ A po shkon ndeshja në penallti, gjithçka do të mësohet brenda 15 minutave të fundit. Presioni po rritet, por kush do të jetë në finale me Francën?

Filloi pjesa e dytë e vazhdimeve.

Përfundoi pjesa e parë e vazhdimeve. Mbeten edhe 15 minutat e pjesës së dytë të vazhdimeve, minutat e ankthshme dhe a do të kemi sërish penallti për Kroacinë, e cila e kishte eliminuar me 3:2 Danimarkën (në të tetën e finales) po ashtu me 4:3 Rusinë (në çerekfinale). Dy ndeshje që i fitoi me penallti, a do ta kërkojë edhe të tretën?

105′ Mandzukic humbë një rast të mirë.

103′ Vazhdon rezultati 1:1.

101′ Repiç largohet dhe në vend të tij futet Kramariç.

Kroacia-Anglia 1:1
Stadiumi “Luzhniki Arena”, Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Perishiç (68′) – Trippier (5′).
Kartonat e verdhë: Mandzukic, Repiç – Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 94′), Rakitiç, Brozoviç, Rebiç (Kramariç 101′), Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson (Dier 97′), Lingard, Young (Rose 91′), Sterling (Rashford 74′) dhe Kane.

99′ Stones me kokë goditi bukur dhe portieri Subashiç ishte i mposhtur por mbrojtësi Vrsaljko evitoi golin e sigurtë.

98′ Anglia deri më tash ka krye tri zëvendësime e Kroacia 1.

Kroacia-Anglia 1:1
Stadiumi “Luzhniki Arena”, Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Perishiç (68′) – Trippier (5′).
Kartonat e verdhë: Mandzukic – Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 94′), Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson (Dier 97′), Lingard, Young (Rose 91′), Sterling (Rashford 74′) dhe Kane.

94′ Në presione të mëdha të dyja kombëtaret, janë minutat finale dhe cila shënon e para mund të jetë afër finales së madhe.

92′ Nuk ka ndryshim rezultati, a do ta përcaktojnë fituesin vazhdimet?

Kroacia-Anglia 1:1
Stadiumi “Luzhniki Arena”, Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Perishiç (68′) – Trippier (5′).
Kartonat e verdhë: Mandzukic – Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 94′), Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young (Rose 91′), Sterling (Rashford 74′) dhe Kane.

Filloi pjesa e parë e vazhdimeve.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1), tani luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

90′ Rezultati vazhdon 1:1. Presioni rritet gjithnjë e më shumë. Gabimi më i vogël qoftë i njërës skuadër apo palës tjetër është i kushtueshëm dhe i pariparueshëm.

87′ A po shkon takimi drejt vazhdimeve? Gjithçka do të shihet.

85′ Ende 1:1.

84′ Perishiç nuk shënoi në portën e zbrazur.

Kroacia-Anglia 1:1
Stadiumi “Luzhniki Arena”, Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Perishiç (68′) – Trippier (5′).
Kartonat e verdhë: Mandzukic – Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling (Rashford 74′) dhe Kane.

83′ Mandzukic lëshoi një rast të mirë, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Pickford.

82′ Te dyja kombëtaret janë në presion të madhe sepse gabimi më i vogël mund t’i largojë nga finalja e madhe.

78′ Loë e fortë, e rrjedhshme dhe Lingard në pozitë të mirë, por gjuajti jashtë portës.

75′ Kroacia gjithnjë e më e rrezikshme dhe e frikshme për Anglinë.

71′ Fat i madh për Anglinë. Ivan Perishiç me dinakërinë e tij brenda 16-shit, me goditje të bukur, por shtylla ishte aleat i portierit Pickford.

68′ Vrsaljko harkoi për bukuri, ndërsa Ivan Perishiç iu shmang dy mbrojtësve anglez, duke goditur me të majtën e tij nga afërsia dhe barazoi rezultatin 1:1.

65′ Anglia është ka epërsinë, ka mundësi të ruajë deri në fund, kurse kroacia kërkon me të gjitha forcat barazimin.

61′ Më pak se 30 minuta lojë, gjithçka e hapur, ndërsa Anglia e bindur se do ta ruajë këtë epërsi.

Kroacia-Anglia 0:1
Stadiumi “Luzhniki Arena”, Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Trippier (5′).
Kartonat e verdhë: Mandzukic – Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling dhe
Kane.

58′ Kroacia mundohet ta shtrojë presionin mbi Anglinë shumë të sigurtë në repartin e mbrojtjes.

56′ Kroatët nuk po kanë mundësi të vijnë deri të rasti, kurse Anglia duket mjaft e rrezikshme edhe në pjesën e dytë.

53′ Kroacia ka përballë një kundërshtar shumë të fortë dhe pa ka vështirësi të gjej korridorë në 16-shin e tyre.

51′ Nuk ka ndryshime rezultati, Anglia avancon me 0:1.

47′ Mbetet të shihet se si do të rrjedhë pjesa e dytë, a do të jetë një Kroaci më kërkuese.

Filloi pjesa e dytë, Kroacia në presion.

Përfundoi pjesa e parë.

45′ Anglia po tregohet e fortë në mbrojtje, kurse Kroacia po orvatet me forcat e saja.

Kroacia-Anglia 0:1
Stadiumi “Luzhniki Arena”, Moskë.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Trippier (5′).
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling dhe
Kane.

43′ Kroacia nuk po arrin deri te rasti, kurse Anglia është më sulmuese.

39′ Anglia më e rrezikshme, e cila ka mundur të jetë edhe më bindës me epërsi.

36′ Lingard nga rreth 17 metra në një hapësirë të volitshme por gjuajti plogësht e jashtë portës.

33′ Anglia krahas që ka shënuar një gol, ka pasur edhe një rast ideal.

30′ Harry Kane i vetmuar por nuk e mposhti portierin Subashiç, topi i rikthyer dhe sërish goditi megjithatë shtylla ia mohoi golin.

27′ Anglia është e rrezikshme me kundërsulme, që po e fut disa herë në vështirësi mbrojtjen kroate.

25′ Kroatët e kanë më shumë posedimin e topit, por nuk mjafton kjo kur nuk mund të vijnë deri të rasti për gol.

22′ Kroacia po has në vështirësi nga Anglia që po e administron lojën me shumë kujdes.

19′ Perishiç nga distanca gjuajti furishëm por jashtë portës së portierit Pickford.

16′ Anglia e mban në trysni Kroacinë.

Kroacia-Anglia 0:1
Stadiumi “Luzhniki Arena”, Moskë.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Trippier (5′).
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling dhe
Kane.

14′ Maguire rrezikoi portën kroate, por për fat të tyre topi shkoi jashtë portës.

13′ Anglia po dëshmon formë të mirë dhe me ngulmë kërkon finalen e madhe, ku do ta pret Franca, në finalen që luhet të dielën në orën 17.00.

11′ Anglia duket mjaft energjike, kërkon me forcë edhe golin e radhës, kurse Kroacinë e pret punë e madhe.

9′ Kroacia në presion, Anglia kërkon golin tjetër.

7′ Anglia e motivuar pas epërsisë, kroacisë nuk i mbetet asgjë tjetër pos të sulmojë me të gjitha forcat.

5′ Anglia kaloi në epërsi. Kieran Trippier nga pozita qendrore përkatësisht nga gjuajtja e lirë rreth 22 metra, me një goditje mjeshtërore shënoi eurogol në pjesën e epërmë të portierit Subashiç.

3′ Anglia nga viti 1966 nuk e ka fituar Kampionatin Botëror, kurse Kroacia në vitin 1998 në kohën kur ishte edhe Ardian Kozniku fituan medaljen e bronztë.

1′ Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Luzhniki Arena”, Moskë. Kroacia apo Anglia?