Kroos flet për rikthimin te Gjermania dhe rinovimin e kontratës me Real Madridin

INA
INA

13/02/2024

Kroos flet për rikthimin te Gjermania dhe rinovimin e kontratës me Real Madridin

Përpara ndeshjes së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Leipzigut, Toni Kroos në konferencën për media u pyet nëse do të rinovojë kontratën me Real Madridin dhe për një rikthim të mundshëm në Kombëtaren e Gjermanisë.

Kontrata e tij me “Los Blancos” skadon më 30 qershor të këtij viti. Nëse nuk rinovon, ai mund të largohet si lojtar i lirë nga skuadra që e ka përfaqësuar për gati një dekadë.

“Nuk e di, me të vërtetë. Më vjen mirë që kaq shumë njerëz duan që unë të vazhdojë. Nuk ka asnjë vendim ende”, tha Kroos.

“Këto janë të gjitha problemet që kam. Unë nuk kam marrë asnjë vendim”, u përgjigj ai më vonë, kur u ngritën njëkohësisht temat për të ardhmen e tij dhe rikthimin nga pensioni për të luajtur për Gjermaninë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet këtë verë në tokën gjermane.

“Dua ta përfundoj karrierën time në një nivel shumë të lartë. Jam i njëjti si një vit më parë. Do të shohim. Dua të marr vendimin e duhur. Kombëtarja është një mundësi, por unë nuk kam vendosur asgjë”, vazhdoi 34-vjeçari.

“Nuk jam i shqetësuar për atë që mund të ndodhë. Një vendim mund të merret përpara fundit të sezonit. Do ta marr kur të mendoj se është koha. Nuk është e lehtë të luash për kaq gjatë në një nivel të lartë. Jam i kënaqur me performancën time, por sezoni i vërtetë fillon në mars ose prill”, shpjegoi ish-mesfushori i Bayern Munichit.

Përmirësimi i Kroos veçanërisht në punën e tij në mbrojtje është vërejtur nga shtypi dhe ai pranoi se është përpjekur të punojë në atë fushë të lojës së tij.

“Kam luajtur më shumë herë si ‘6’. Duhet të mendosh pak më shumë për mbrojtjen sesa si ‘8’. Doja të përmirësohesha në këtë aspekt, sepse këtu luajmë shumë në sulm”, tha ai.

Sa i përket dëshirës së Madridit për të ngritur një trofe të 15-të të Ligës së Kampionëve, Toni Kroos tha se nuk e di nëse ata janë favorit, megjithëse ata kanë treguar se janë “të aftë” këtë sezon.

“Një ditë e keqe të nxjerr jashtë garës”, deklaroi pesë herë fituesi i këtij trofeu.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

xhaka-zvicra

Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Mesi ronaldo

Ronaldo apo Messi? Ja si përgjigjet Deco

zidane-1-600x360

Zidan: Rikthimi në Itali? Pse jo, çdo gjë mund të ndodh

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

INFO

NA NDIQ