Kroos “kërcënon” Spanjën: Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit në Euro 2024

Picture of INA
INA

05/07/2024

U kthye në kombëtare dhe nuk ka ndërmend të largohet. Të paktën jo derisa të mbyllet Euro 2024, që do të jetë turneu i fundit në karrierën e madhe të legjendës gjerman, Toni Kroos, i cili në konferencën për shtyp, përpara sfidës çerekfinale ndaj Spanjës ka zbuluar edhe “objektivin” e tij personal.

“Nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit që do të luaj. Kështu, që mendoj se do të shihemi sërish”,- “kërcënoi” mesfushori kundërshtarët.

Kroos u kthye te Gjermania pasi në vitin 2021 njoftoi tërheqjen, teksa pas triumfit me “Galaktikët” e Real Madrid në LaLiga dhe UEFA Champions League vendosi që me Euro 2024 do t’i japë fund edhe karrierës së tij si futbollist e për këtë arsye, mesfushori kërkon një finale triumfuese për veten dhe skuadrën e tij.

“Objektivi personal dhe kolektiv i ekipit është që të fitojmë trofeun. Kemi një dëshirë të madhe për të vazhduar përpara dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”,- u shpreh më tej “arkitekti” i mesfushës, duke zbuluar qëllimet e tij, për këtë Kampionat Evropian të futbollit

Ndryshe nga parashikimet, pas katër sfidave në Euro 2024, Gjermania ka rritur ndjeshëm kuotat e saj në garën për titullin kampion, gjithsesi, organizatorët e turneut duhet ta konfirmojnë veten në sfidën kundër Spanjës, e cila nga të gjithë konsiderohet si një finale e parakohshme e Kampionatit Evropian. /i.m /abcnews.al

TË FUNDIT
9 orë
Spanja kampione e Evropës
22 orë
Çmime të frikshme për finalen e Europianit të Gjermanisë, një biletë në tregun e zi shkon deri në...50 mijë euro
22 orë
Trajneri i Anglisë: Qëllimi im i vetëm për dy vite ishte fitimi i Europianit, rëndësi ka rezultati dhe jo performanca
22 orë
Blindohet Berlini, masat e marra për finalen e Euro 2024
23 orë
Spanjë apo Angli? Superkompjuteri parashikon fituesin e Euro 2024

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_4367

Spanja kampione e Evropës

spanja

Çmime të frikshme për finalen e Europianit të Gjermanisë, një biletë në tregun e zi shkon deri në…50 mijë euro

southgate

Trajneri i Anglisë: Qëllimi im i vetëm për dy vite ishte fitimi i Europianit, rëndësi ka rezultati dhe jo performanca

euro 2024 gjermani

Blindohet Berlini, masat e marra për finalen e Euro 2024

spanja-vs-anglia

Spanjë apo Angli? Superkompjuteri parashikon fituesin e Euro 2024

euro 2024 gjermani

Pesë ‘betejat’ më të rëndësishme që mund të vendosin fituesin e Euro 2024

spanja-vs-anglia

Diferenca në minuta mes Spanjës dhe Anglisë është skandaloze – analiza interesante dhe detaje rreth finales së Euro 2024

spanja-vs-anglia

Kush do ta fitojë Euro2024: Taktika, aftësitë individuale, apo të dyja bashkë – Flasin ekspertët

Dështimi i sulmuesve në Euro 2024 – çfarë thonë ekspertët dhe a ka ndryshuar tashmë loja

INFO

NA NDIQ