KRRE: Ka derivate të naftës, por disa tregtarë artificialisht e dëmtojnë tregun

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2022

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ka derivate të naftës, tregtarët rregullisht furnizohen me karburante sipas kërkesës, por disa nga tregtarët e vegjël nuk sillen në mënyrë korrekte dhe e kufizojnë ofertën, me çka lënë përshtypje se nuk ka karburante.

KRRE këtë sqarim e ka bërë përmes një njoftimi pas lajmeve nëpër rrjetet sociale se nuk do të ketë derivate të naftës.

“Këta tregtarë në këtë mënyrë krijojnë ‘rezerva’, të cilat më pas do t’i shisnin me çmime të reja, që në njëfarë mënyre kjo në kushte të krizës është përfitim. Disa pompa të benzinës sot kanë lejuar që një makinë mund të furnizohej me derivate të naftës deri në 500 denarë. Të tjera nuk lejuan kamionët të furnizohen”, njofton KRRE.

Nga ky komision kanë bërë të ditur se për  situatën e krijuar kanë njoftuar  Inspektoratin Shtetëror të Tregut, që menjëherë t’i përforcojë kontrollet në terren dhe të ndërmerren masa, pasi që  sjelljet e këtilla janë të palejueshme dhe të ndaluara.

“Në këtë mënyrë tregu po dëmtohet artificialisht dhe po shkelen parimet themelore për siguri në furnizimin me energji”, theksuan nga KRRE.(INA)

TË FUNDIT

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË