Çmimi i karburantit EURODIZEL në javën e parë të marsit është më i ulët në vend dhe është 1,221 euro për litër, ndërsa çmim më të lartë paguajnë në Greqi prej 1,621 euro, më pas në Shqipëri prej 1,609 euro, pastaj në Serbi, Kroaci, Slloveni, Mal të Zi, Rumani, Hungari, Bullgari dhe Bosnjë e Hercegovinë, tregojnë rezultatet e analizës së të dhënave në 11 shtet në rajon, informon Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE).
Siç theksojnë nga KRRE, çmimi mesatar i dizelit në rajon është 1,419 euro, ndërsa te ne çmimi është më i lartë për 13,953 për qind.
Kur bëhet fjalë për benzinën EUROSUPER BS-95 vetëm në Bullgari dhe Bosnjë e Hercegovinë ka një çmim pak më të ulët se i yni edhe atë me devijim në decimalin e parë, gjegjësisht të dytë. Te ne kushton 1,361 euro, që është një çmim më i ulët nga ai në Greqi, Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Serbi, Slloveni, Rumani dhe Hungari.
Çmimi mesatar, ndërkaq, i benzinës në rajon është 1,463 euro, ndërsa te ne është më i ulët për 6,972 për qind.