Krusheva, me 47.5 përqind filloristë shqiptarë

0

Autorë: Ridvan Ismaili

Krusheva, apo siç i thonë banorët vendas shqiptarë Krushova, është komunë që shtrihet në pjesën jug-perendimore të Maqedonisë duke u kufizuar me M. Brodin, Dollnenin, Krivogashtanin, Mogillën, Kërçovën dhe Demir Hisarin.
Përbëhet nga gjithsej 19 vendbanime. Shumica e vendbanimeve të banuara nga shqiptarët gjendet në fshatrat përreth qytetit. Nga të dhënat që posedojmë del që shqiptarët përbëjnë shumicën në fshatrat Nerovë, Presill, Alldançe, Birinë, Borinë, Sazhdevë, Jakrenovë dhe Bellushinë.
Gjurmët e shqiptarëve qëndron e fortë edhe në qytet. Një nga lagjet kryesore të qytetit njihet në të folmen arumune ‘Ohtul Arbineshului’ (Shpati i shqiptarëve), si dhe Mahalla e Arnautëve.

Si në shumë komuna tjera edhe në Krushevë, gjatë ndarjeve territoriale u praktikua ndarja cezariale, me të vetmin qëllim që kjo komunë mos të bie nën administrimin e “të tjerëve”.
Këtë e dëshmon edhe ndarja e parë territoriale, me çka u realizua skenari i disa politikajve dashakqinj, të cilët formuan komunën e Zhitoshës si komunë rurale e ndarë nga Krusheva.
Edhe me ndarjen e fundit territoriale të vitit 2004, në vend që ti bashkohet Krushevës, ashtu siç duhet të jetë drejtë, Zhitosha u shkri si komunë dhe iu bashkua komunës së Dollnenit, qëllimi ishte tejet i qartë.
Po të ishte vepruar ndryshe, duke lënë Zhitoshën në kuadër të saj dhe duke pranuar realitetin, Krusheva sot ndoshta do të ishte një qendër turistike dhe ekonomike, fal pozicionit dhe relievit të saj.

Kur jemi te popullsia shqiptare në këto vise, mund lirshëm të thuhet se Krusheva, së bashku me Çashkën dhe Dollnenin janë komuna me vitalitet më të madh ndërshqiptarë. Emigrimi i ulët dhe terreni izolues kanë mundësuar që nataliteti te shqiptarët e këtyre komunave të jetë shumë i lartë.

Nga regjistrimi i vitit 2002, në këtë komunë kishim këtë strukturë etnike:
-maqedonas: 6.081 = 62,7%
-shqiptarë: 2.064 = 21,3%
-vllehë: 1,020 = 10,5%
-turq: 315 = 3,2%
-boshnjak: 137 = 1,4%

Migrimi tek të tjerët nga komuna e Krushevës është mjaftë i theksuar viteve të fundit si dhe nataliteti tek shqiptarët shënon rritje. Kështu, 17 vite pas Regjistrimit të fundit të popullsisë (2002), gjërat kanë ndryshuar dhe tash kemi një pasqyrë të re sa i përket strukturës së popullsisë. E gjithë kjo si pasoj e lëvizjeve natyrore të popullsisë.
Po japim të dhënat statistikore nga 2003-2017, duke paraqitur lindjet/vdekjet (shtimin natyror) si dhe bilansin migrues ndër vite:

TOTALI I BANORËVE NË 2018:
Regjistrimi 2002 + shtimi natyror (2003-2017) + balansi migrues=
-maqedonas: 6.081 +(-547) + (-211)= 5323
-shqiptarë.: 2.064 + 487 + (-14)= 2537 …..afro 30%

Ndërsa, kur jemi te filloristët shqiptarë në këtë nënqiell, mund të themi se ata janë një elementë teje i rëndësishëm.
Këtë e dëshmon më së miri edhe gjendja dhe përqindja e tyre në dy vitet e fundit nëpër shkolla fillore në komunën e Krushevës.

Nxënës në shkolla fillore 2006/2007
Totali: 944
– maqedonas: 547 = 57,9%
– shqiptarë: 290 = 30,7%
– vlleh: 107 = 10,9%

Nxënës në shkolla fillore 2011/2012
Totali: 798
-maqedonas: 381 = 47,7%
-shqiptarë: 309 = 38,7%
-vlleh: 82 = 10,2%
-boshnjak: 21 = 2,6%

Nxënës në shkolla fillore 2015/2016
Totali:761
-maqedonas:324=42.6%
-shqiptarë: 352=46.3%
-vlleh:64=8.4%
-boshnjak.:14=1.8%
-të tjerë:7=0.9%

Nxënës në shkolla fillore 2016/2017
Totali: 787
-maqedonas: 337=42.8%
-shqiptarë: 374=47.5%
-vlleh: 59=7.5%
-boshnjak: 9=1.1%
-të tjerë: 8=1%

Për dikë, ndoshta është e paimagjinueshme që në Krushevë të egziston ky element i fuqishëm shqiptarë, e aq më pak filloristët shqiptarë të jenë numër NJË aty. Ndërsa, për pushtetarët tanë është vetëm një “destinacion turistik” që duhej vizituar çdo ciklus zgjedhor.
Këta shqiptarë të këtyre trojeve, meritojnë përkushtim, vëmendje dhe investim nga ana e pushtetit. Por fatkeqësisht, provincializmi i partive shqiptare ka mundësuar për të lënë pas dore rajonet si ai i Velesit, Prilepit dhe Krushevës.

R.I.