Krutaj: Kam një endërr dhe një shpresë për klubin e zemrës “KF Bashkimi”

INA
INA

4 Qershor, 2023

Kapiteni i KF Bashkimi Samir Krutaj në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA flet për karrierën e tij si futbollist si dhe për suksesin e fundit, plasimin e klubit në ligën e dytë.
Ai thotë se, ka një endërr dhe një shpresë, që një ditë “KF Bashkimi” të hyjë në ligën e parë profesionale, aty ku e ka vendin.

INA: Keni luajtur në klube të njohura brenda dhe jashtë vendit. Cilat janë momentet më të mira në karrierën tuaj?

Krutaj: Po kam luajtur disa sezone jasht vendit, por do i veçoja dy momente më të mira , para disa vite inkuadrimin e “FC Goblen” në ligën e dytë dhe qershia mbi tortë këtë sezon me ekipin e zemrës dhe të gjithë kumanovarëve “KF Bashkimin” në ligën e dytë.

INA: Tani jeni kapiten i “KF Bashkimit” nga Kumanova. Si vendosët të bëheni pjesë e këtij klubi që ka një histori mbresëlënëse?

Krutaj: tani ma kanë besuar mua shiritin e kapitenit, pas kapitenit legjendar Gyli Jashari. Në fakt unë hapat e parë i kam marrë nga “KF Bashkimi” dhe jam fëmijë i këtij klubi. Ku do që të shkosh prap si shtëpija jote nuk ka. Është shumë e lehtë të zgjedhësh klubin e zemrës dhe ta ndihmosh të ngrihet aty ku e ka vendin.

INA:Me ndihmën e shokëve ju dhatë një kontribut të çmuar që klubi i zemrës së kumanovarëve të plasohet në ligën e dytë. Cila ishte formula e suksesit?

Krutaj: Unë dhe gjithë shokët kemi punuar shumë , jemi stërvitur, kemi qenë gjithë sezonin me energji pozitive dhe jemi motivuar me njëri tjetrin. Këtë e kemi bërë me të vetmin qëllim që ti gëzojmë kumanovarët, sepse Kumanova jeton për “Bashkimin”. Formula suksesit si gjithmon: puna e palodhshme e lojtarëve, stafit teknik dhe kryesisë së klubit.

INA: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen dhe a do t’a shohim “KF Bashkimin” në ligën e parë, aty ku e ka vendin?

Krutaj: Planet e mia janë që të vazhdoj ta ndihmoj klubin e zemrës “KF Bashkimi”. Shpresoj dhe ëndërroj të jem pjesë e historisë dhe ta rikthejmë Bashkimin në ligën e parë dhe të ngjitemi në pozitat e larta, që të dalim të luajmë dhe të konkurojmë me ekipet evropiane. S’do mend se për këtë duhet shumë punë dhe të na ndihmojnë edhe bizneset kumanovare dhe të gjithë ata që e duan këtë ekip me një histori të begatë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

kombetarja fitore shqiperi

Muaji tetor është “zjarr” për ekipet kombëtare, nga përfaqësuesja A dhe Shpresa, te skuadrat e tjera zinxhire dhe femrat

xherdan shaqiri

Shaqiri asiston në fitoren e Chicagos

mourinho

Trajneri i madh pritet ta zëvendësojë Mourinhon te Roma

Ronaldo Al Nassr

Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

barcelona

Sergio Ramos i dhuron fitoren Barcelonës… (FOTO)

mario balotelli

Balotelli godet rëndë Mourinhon: Duhet të marrë përgjegjësi si burrë

di maria

Di María, “heroi” i triumfit ndaj Portos: “Klasikët nuk luhen, ato fitohen”

INFO

NA NDIQ