Kryediplomati iranian thotë se nuk dëshiron konflikt me Perëndimin

0

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Zarif, ka thënë se është kundër “fillimit të një konflikti” me shtetet perëndimore.

Ai këto komente i bëri pasi forcat iraniane kapën një anije britanike e cila po bartte rezerva të naftës, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Kryediplomati iranian ka thënë se Irani ka ndërmarrë masat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe jo për t’iu hakmarrë Britanisë së Madhe.

“Fillimi i një konflikti do të ishte një gjë e lehtë, por do të ishte e pamundur që ta përfundojmë atë. Është e rëndësishme që ta kuptojnë të gjithë, sidomos Boris Johnson, se Irani nuk kërkon konfrontim”. “Irani dëshiron që të ketë marrëdhënie normale e cila bazohet në respektin e ndërsjellë”.