Kryediplomatja shqiptare: Për ne Kosova është e shenjtë, është prioritet kombëtar

Picture of INA
INA

15/06/2023

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, gjatë seancës plenare në Kuvendin shqiptar ka komentuar kidnapimin e tre policëve nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Xhaçka ka thënë se kidnapimi i i policëve vetëm sa e ndërlikon sa më shumë situatën, duke theksuar se për Shqipërinë, Kosova është e shenjtë dhe është prioritet kombëtar.

“Jemi duke i ndjekur nga afër me shumë shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Jemi angazhuar fort me aleatët e partnerët që situata të mos përkeqësohet më tej. Të shqetësuar pasi aleatët e partnerët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova. Kjo dobëson në mënyrë shqetësuese pozitat e Kosovës në sytë e SHBA dhe BE. Tre policët e kapur nga ushtria serbe, padyshim e ndërlikon më tej situatën. Kam komunikuar me komandantin e KFOR, jemi në pritje të përfundimit të hetimeve… Për ne Kosova është e shenjtë, është prioritet kombëtar që udhëheq çdo veprim në politikën tonë të jashtme”, ka thënë Xhaçka.

Ndërsa, sa i përket ndalimit të kamionëve me origjinë nga Serbi të hyjnë në Republikën e Kosovës, ajo ka thënë se kjo mund të përshkallëzonte më shumë situatën.

“Në këtë pikë është e domosdoshme që të ruhet qetësia. Deklaratat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Lëvizja e lirë, pjesë shumë e rëndësishme e angazhimeve që kanë të gjithë vendet tona. Qeveria e Kosovës ka sqaruar që nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por për masa sigurie. Mbetet të shohim se çfarë do të thotë kjo në realitet. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën. Do të dëmtonte mbi të gjitha vetë Kosovën dhe rajonin ekonomikisht, por edhe në sytë e aleatëve”, ka shtuar Xhaçka.

TË FUNDIT
21 orë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën
22 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
1 ditë
Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?
2 ditë
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale
3 ditë
Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

ME TE LEXUARA

22 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
21 orë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën

LEXO MË SHUMË

david cameron

Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën

ksamil sarande

“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin

meta

Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?

edi rama shkup

Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

policia-shqiperi shqiptare

Terrori gjatë natës në Durrës/ 40-vjeçari mori peng fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me kallashnikov! Të shtëna edhe ndaj RENEA-s

Edi Rama

Media greke pas takimi të Ramës me shqiptarët në Athinë: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë përballë një ngërçi

edi rama

Rama flet për Çamërinë nga Athina: Emigrantët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza

vlora2

Vlora çel sezonin turistik, synon të jetë destinacioni kryesor i pushuesve

INFO

NA NDIQ