Kryemadhi flet se a ka ndikim rus në Shqipëri?! (VIDEO)

0

Moderatori i emisionit “360 Gradë” Artur Zheji e pyeti kyetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për ndikimin rus dhe akuzat e adresuara nga qeveria se janë zgjatim i sponsorizuar rus.

Pjesë nga biseda në studio: 

Zheji: Sipas deklaratave të PS-së thonë që Palmer erdhi ju takoi sepse jeni pjesë, një zgjatim i sponsorizuar i ndërhyrjes ruse në Ballkan, dhe jeni segmenti shqiptar. 

Kryemadhi: Kam frikë mos ja ka thënë sotit Rama. Ne jo njëherë, por jam e bindur edhe për sotin Basha që jo. 

Miku më i ngushtë i Rusisë në Rajon kush është?

Zheji: Zoti Vuçiç. 

Kryemadhi: Vuçiç miku i kujt është? 

Zheji: Ka pasur një projekt me zotin Rama dhe Thaçi. 

Kryemadhi: Ka patur një projekt shumë të madh. Më thuaj ndikimin rus këtu.