Kryemadhi publikon dosjen 2 të incineratorëve: 189 mln $ evazion, vetëm banane kanë shitur 9 mln $

Kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi ka paraqitur dosjen 2 për aferën e incineratorëve, duke publikuar fakte të reja.

Në konferencën për shtyp ajo solli në vëmendje së më parë janë zbuluar 30 milionë dollarë evazion prej koncesionarëve, por tashmë me faturat e 24 kompanive sipas saj shuma shkon edhe më shumë.

Kryemadhi: Neve na rezultoi se Zoto kishte kryer evazion në mbi 30 milionë dollarë. Në periudhë pandemie ai kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, kur mbi qiellin shqiptar nuk kishte fluturuar asnjë avion. Janë rreth 24 kompani, që kanë bërë bashkëveprim financiar, shitje-blerje, me kompanitë e inceneratorëve. Duke marrë në detaje të gjitha kompanitë, kemi kuptuar që evazioni i këtyre kompanive në total është 189 milionë dollarë.

Madje LSI ka shpërndarë dhe skemën e lëvizjeve të parave si dhe fotot e pronarëve të kompanive.

Kryemadhi: Në këto kompani incineratorësh funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, uji i pijshëm, mund të jenë 8 mln dollarë ujë i pijshëm, 6-7 mln dollarë fruta ekzotike. Janë fatura nën 3 mln lekë që lëvizja të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare. Ajo çka të vënë dilemë të të gjithë gjërave, është se përveçse nuk kryhet, kompanitë marrin dhe rimbursimin e TVSH-së.

Përmes pamjeve me dron, kryemadhi solli një panoramë të landfillit në Tiranë, ndërsa theksoi se nuk dihet ku kanë shkuar paratë.

Kryemadhi: Këtu nuk ka investim nga koncesionari. Ka blerje korruptive, të ndara në fatura të vogla, nuk blihet ne llogari bankare që lëvizja financiare mos bëhet me llogari bankare por kesh, e shitja nga fruta ekzotike në beton është bërë me pagesë bankare, por pagesat bankare nuk janë kryer. Përveç se pagesat nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerje marrin e rimbursimin e TVSH.

Kryemadhi: Incineratori i Tiranës duhet të vendoste filtrin e ujërave që nuk e ka vënë.

Ndërsa nuk harroi të ironizonte dhe shumën marramendëse të deklaruar për blerjen e bananeve në landfill ku grumbullohen mbetjet.

Kryemadhi: Ka shitur 9 milionë dollarë tek incineratorët, por nuk e di incineratorët të kenë hapur një mensë.

Kryemadhi publikon dosjen 2 të incineratorëve: 189 mln $ evazion,

Kryemadhi publikon dosjen 2 të incineratorëve: 189 mln $ evazion,