Kryeministri bullgar Borisov kundër emrit Maqedonia Veriore

0

Qëkur u bë e njohur se Maqedonia dhe Greqia janë në fazat përfundimtare të negociatave për emrin dhe se janë dakorduar për emrin ‘Maqedonia Veriore’, shfaqen reaksione dimplomatike në lidhje me këtë, shkruajnë mediat bullgare. Zyrtarisht, Bullgaria nuk intervenon në negociatat për emrin, sepse e ka njohur Maqedoninë nën emrin kushtetues.

“Por është interesante të shihet se cili do të jetë reagimi i vendit tonë, duke theksuar pakënaqësinë e shprehur nga kreministri Boyko Borisov kundër këtij propozimi. Në vitin 2012, ai publikisht u shpreh se është kundër ndonjë emri me shtesë gjeografike. Sipas tij, emra si Maqedonia Veriore janë absolutisht të papranueshme sepse nga aspekti gjeografik, pjesë të Bullgarisë janë nën atë emër. Ndërsa kjo do të ishte parakusht për pretendime territoriale ndaj Bullgarisë”, shkruan aktuelno.bg.