Kryeministri bullgar Donev vjen në Maqedoni të Veriut

Ushtruesi i detyrës kryeministër i Bullgarisë, Galab Donev, të shtunën do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ftesë të nikoqirit të tij, kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të ndërtimit të pjesës lindore të Korridorit hekurudhor VIII, aksit Kumanovë – Belakoc – Kriva Pallankë, kumtoi qendra për shtyp e qeverisë bullgare.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ngjarja do të mbahet të shtunën, në ora 12, në afërsi të Kumanovës, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri bullgar për politikë ekonomike dhe ministër i transportit dhe lidhjeve, Hristo Alexiev.