Kryeministri dhe ministri kërkojnë nga BE një zgjidhje konstruktive

Picture of Ina Online
Ina Online

14/12/2024

Nëse Brukseli është i gatshëm që të gjejmë zgjidhje konstruktive dhe të vazhdojmë rrugën, jemi këtu çdoherë për t’iu përgjigjur në mënyrë pozitive një kërkese të tillë. Në të kundërtën, mund të konkludojë se ne si shtet, Ballkani, fatkeqësisht nuk jemi në fokusin e kësaj administrate të Brukselit. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Hristijan Mickoski, në prag të vizitës së tij në Bruksel. Ai tha se, shteti do të vazhdojë të promovojë vlerat evropian dhe të kryejë detyrat që i kërkohen, ndërsa shtoi se, vendi ka harmonizuar politikat e jashtme dhe të mbrojtjes me BE-në.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Ne po i bëjmë reformat në përputhje me monitorimin e Evropës dhe kështu do të vazhdojmë. Ne nuk jemi rrezik, jemi nën ombrellën e BE-së dhe meqenëse në Bruksel ka politikanë që kanë vendosur të jenë peng të politikanëve që me mendime janë edne në mesjetë, në vend që të shikojmë drejt shekujve 21 dhe 22, ne po nuk kemi ndërmend të bëjmë më lëshime derisa jemi qeveri. Nëse gjejnë një qeveri tjetër, le ta sjellin, le të bëjë lëshime. Kjo qeveri nuk do të bëjë lëshime të tilla sepse nuk është argument – kështu është kjo, e dini 27 janë kështu. Ai argument po na çon atje ku jemi sot, po e çon BE-në atje ku nuk duhet”.

Edhe ministri i Jashtëm, Timço Mucunski tha se, presin nga liderët e BE-së dhe nga shtetet anëtare si dhe të gjithë partnerët strategjikë, që të përcaktojnë një rrugë të qartë sesi do të ecin negociatat e vendit drejt anëtarësimit të plotë. Ai theksoi se, janë bërë lëshime të panumërta për realizimin premtimit se, do të ecim përpara drejt BE-së, por shohim sërish riaktualizim të vetos.

Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm

Nuk po them se gjetja e një zgjidhjeje të tillë do të jetë e lehtë për ne si vend apo për BE-në, por një zgjidhje e tillë që ofron siguri dhe parashikueshmëri do të jetë në radhë të parë më e mira për ne dhe do të jetë shumë domethënëse për besueshmërinë që BE-ja dëshiron të krijojë në rajon, duke marrë parasysh zhvillimet aktuale gjeopolitike. Ky është një proces i përbashkët, kompleks. Zgjidhja do të jetë e vështirë për t’u gjetur, por ajo duhet të bazohet në parimet që ne përfaqësojmë. Dialog ka dhe ka pasur në muajt e fundit, posaçërisht nëse shikohet agjenda e kryeministrit në ngjarjet ndërkombëtare, por edhe e imja, ka fokus primar në vendet – anëtare të BE-së”.

Një delegacion nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga kryeministri i vendit, do të marrë pjesë në samitin e rregullt të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, që mbahet të martën. Mucunski konfirmoi se, në kuadër të këtij samiti do të ketë takime bilaterale me përfaqësues të lartë të BE-së dhe të vendeve anëtare.

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË