Kryeministri Edi Rama, do të duhej të viziton Krahinën Shqiptare

Shkruan: Refik Hasani

Kryeministrit i shqipërisë Edi Rama, në mandatin e tretë do të duhej të viziton Krahinën Shqiptarë që përfshin Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Por edhe të krijon një fondë të përheshëm për mjete dhe të hap-përuroj Konzulatën e përmendur për disa vite dhe të dhe në prag të jubileut nga tri dekada të Referendimit që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtë, shprehja e vullnetit.

Referendumi ishte përcaktimi politik e Juridik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

Po kalojn tri dekada të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.

Tirana dhe Prishtina zyrtare do të duhej të ndërtojn një qëndrim të përbashkët për Referendumin dhe kryengritjen e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi.

Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli tjetër si që është Marrëveshja e Konçulit.

Deri sa Kryeministri i shqipërisë Edi Rama, gjen kohë të takohen me Presidentit e Serbisë Aleksandër Vuqiç, besoj se do të gjen kohë të vizitoj këtë krahinë shqiptare.