Kryeministri Hoti të premten për vizitë në Shkup

0

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup, mëson INA.

Në fokus të vizitës do të jetë bashkëpunimi ndërshtetëror midis dy vendeve si dhe përballimi i situatës me pandeminë.

Kjo do të jetë vizita e parë e Hotit në Shkup si kryeministër i Kosovës, e cila do të realizohet në një kohë kur po shtohen rastet e infektimeve me koronavirus dhe kur dyja vendet hapën kufijt pa testet PCR. (INA)