Kryeministri i Bullgarisë jep dorëheqjen, i hap rrugën partisë të qendrës së djathtë për të udhëhequr qeverinë

INA
INA

06/03/2024

Kryeministri bullgar Nikolai Denkov dha dorëheqjen këtë të martë, duke i hapur rrugën partnerit të tij të koalicionit, partisë së qendrës së djathtë GERB, për të udhëhequr qeverinë, siç ishte rënë dakord pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, por kishte disa mosmarrëveshje në lidhje me çfarë ndodh më pas.

GERB dhe një bllok properëndimor i udhëhequr nga “Ne vazhdojmë të ndryshojmë”, të cilin Denkov përfaqëson, nënshkruan marrëveshjen vitin e kaluar, sipas së cilës ministrja e Jashtme dhe ish-komisionerja evropiane, Maria Gabriel do të merrte postin e kryeministres pasi Denkov të përfundonte mandatin e tij nëntëmujor, sipas Reuters.

Agjencia BTA e Bullgarisë tha se dorëheqja e Denkov do t’i përcillet Parlamentit.

Faqja e lajmeve Sofia Globe paralajmëroi se koalicioni, pavarësisht nga marrëveshja, mund të shpërbëhet për mosmarrëveshjet midis partnerëve se si të vazhdojë pas dorëheqjes së Denkov.

GERB këmbëngul që Gabriel duhet të mbajë postin e saj si ministre e Jashtme ndërsa ajo do të jetë kryeministre dhe sugjeron rotacionin çdo 15 muaj në vend të nëntë muajve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

republika serpska

Republika Sërpska miraton raport që e mohon genocidin në Srebrenicë

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

andrej plenkoviq hdz

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje kroaci

Kroaci: Mbi 3,7 milionë qytetarë votojnë për Parlamentin e ri

kris hill

“Të ngulet në hu”, kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Beograd

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

INFO

NA NDIQ