Nga Beqir SINA – New York
“‘Takimi i parë në Gjermani me mikun tim Albin Kurti, kryeministër i Kosovës”’, shkruan Senatori amerikan Chris Murphy, dhe publikon fotgrafinë e tij nga takmi me Kurtin në Mynih
WASHINGTON D.C. : Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimin në Mynih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, tha se ka takuar disa senatorë amerikanë, me të cilët ka biseduar për sulmin terrorist serb në Banjskë.
Kurti, përmes një postimi në “X”, ka thënë se kishte kënaqësinë të takonte senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Pete Ricketts, Chris Van Hollen dhe Chris Murphy.
“Fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti i cili vazhdimisht nga opozita në Kosovë, dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është “shinjëstruar” se po “humbë”, sipas tyre miqt nga Washingtoni, duke mos u dakorduar me ta, ka marrë nga Mynihu në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC) të kësaj fundjave, një mbështetje të fort nga takimi me Senatorin amerikan Chris Murphy (Demokrat i Connecticut), një anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, i cili la një “cicërimë” në Twitter dhe në “X”, ku ai thotë se takimin e parë në Gjermani e ka pasë me me mikun e tij Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
“‘Rrotat” e avionit u lëshuan poshtë në pistën e aeroportit (Aeroporti “‘’Franz Josef Strauss”’ i Mynihut, është një aeroport ndërkombëtar që i shërben Mynihut dhe Bavarisë së Epërme) në Gjermani, shkruan ai për Konferencën e Sigurisë në Mynih, teksa bënë pjesë në një delegacioni të madh dypartiak të Senatit të SHBA:
“Takimi i parë( e ka fjalën për në Mynih) me mikun tim Albin Kurti, kryeministër i Kosovës”’, shkruan Senatori amerikan Chris Murphy
Senatori amerikan Chris Murphy (D-Conn.), një anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, të premten iu bashkua një delegacioni dypartiak të Kongresit të kryesuar nga senatorët amerikanë Sheldon Whitehouse,Jeanne Shaheen, Pete Ricketts, Chris Van Hollen, dhe Dan Sullivan. për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC) të kësaj fundjave.
Siç dihet MSC është forumi kryesor në botë për debatimin e politikave ndërkombëtare të sigurisë dhe një vend për iniciativat diplomatike për të adresuar shqetësimet më urgjente të sigurisë në botë.
“Në fund të miratimit të ndihmës jetike nga Senati për Ukrainën, jam i lumtur që jam pjesë e këtij delegacioni dypartiak për të dërguar mesazhin se ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar që Putini të mos ketë kurrë sukses në bërjen e Kievit një qytet rus. Udhëheqësit më të lartë nga e gjithë bota do të takohen në Mynih dhe mezi pres diskutimet këtë fundjavë rreth mënyrës sesi ne jo vetëm mund të mposhtim agresionin e Rusisë, por gjithashtu të punojmë së bashku për të adresuar nevojat humanitare, për të zhvilluar zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet në Lindjen e Mesme. dhe të avancojë qëllime të tjera të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, tha Murphy.
Në fillim të kësaj jave, Murphy lëshoi një deklaratë mbi kalimin e Senatit të suplementit të sigurisë kombëtare.
(INA)