Kryeministri i Kosovës vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga homologu Rama

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur pak momente më parë në Tiranë.

Ceremonia e pritjes u zhvillua në pallatin e Brigadave. Kjo është vizita e parë zyrtare e Kryeministrit të Kosovës në Tiranë.

Kujtojmë se, pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave shqiptarë.

Në ora 13:00 është paraparë takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë.

Më pas, Hoti do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në ora 14:00.

Në ora 14:45 do të ketë takim me mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Hoti në Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa në fund të ditës, Hoti do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e partisë në ora 15:30.