Kryeministri i Malit të Zi mbërriti në Shkup

ina-online
ina-online

22/11/2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në Qeveri ka realizuar takim me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, i cili ndodhet për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin joformal të liderëve të rajonit të NATO-s.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Kovaçevski e ka uruar kolegun malazez Spajiq për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Malit të Zi, duke i uruar suksese dhe duke ndarë shpresën për bashkëpunim të shkëlqyer në dobi të dy vendeve dhe popujve.

Ai u shpreh i kënaqur që vizita e parë e kryeministrit Spajiq pas marrjes së detyrës është pikërisht në vendin tonë, gjë që flet për afërsinë e vendeve tona. Dy kryeministrat shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe dhe vlerësuan se ato janë tradicionalisht partnere dhe miqësore dhe pa çështje të hapura, gjë që ofron bazë për një fokus të shtuar në periudhën e ardhshme në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Halil Snopce

Kuvendi i ASH-së ende nuk ka caktuar mbledhje/ Snopçe: Mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

ministria financave e maqedonise

Vendimi për pagat shkakton revoltë tek të punësuarit në Ministrinë e Financave

LSDM SDSM

LSDM fton partitë për krijimin e Frontit Europian

stevo pendarovski

Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Do të presim qeverinë e ardhshme

ndotja shkup

Qyteti i Shkupit: Qytetet më të ndotura në Maqedoni janë Strumica dhe Tetova

policia-714x420

Një shofer ka goditur një grua në Shkup dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes

Angela Ageler

“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

stevo pendarovski

Pendarovski është keqkuptuar: Nuk ka thënë se nuk do të rikandidohet

INFO

NA NDIQ