Eksperti i “Wall street” pritet të jetë kryeministri i ri i Malit të Zi

Picture of Ina Online
Ina Online

12/06/2023

Milojko Spajiq, pritet të jetë kryeministër i Malit të Zi.

Kjo pasi të dielën i fitoi Lëvizja “Tani Evropa”, me të cilën ai garoi arriti t’i marrë 26 për qind, transmeton KlanKosova.

Por, kush është Milojko Spajiq?

Milojko Spajiq, ka lindur më 24 shtator 1987, në Pljevlja.

Ai ka qenë ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale, nga 4 dhjetori i vitit 2020 deri në 28 prill 2022, në qeverinë e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq.

Shkollën e mesme e ka mbaruar si një nga nxënësit më të mirë.

Studimet i ka mbaruar në Universitetin e Osakës në Japoni, ku studioi ekometrinë në gjuhën japoneze si bursist i Qeverisë së Japonisë.

Magjistraturën, gjithashtu si studiues, 35 vjeçari e kreu në Francë në shkollën e biznesit HEC Paris.

Pas diplomimit, Spajiq punoi në Shtetet e Bashkuara në Wall Street, në Paris dhe Tokio.

Para se të hynte në politikë, Spajiq ka punuar edhe për “Goldman Sachs”, një grup bankar global që merret me investime bankare, tregtimin e letrave me vlerë dhe shërbime të tjera financiare, kryesisht me klientët institucionalë, thuhet në faqen zyrtare të qeveris malazeze përcjell Klankosova.tv.

TË FUNDIT

Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për…

“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin

“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

ME TE LEXUARA

1
Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për...
1
“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin
1
“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!
1
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika
1
Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

LEXO MË SHUMË