Kryeministri i ri malazez Krivokapiq: Tri sfidat për Qeverinë e re

0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar të hënën se situata e vështirë ekonomike, pandemia me COVID-19 dhe mosbesimi në institucionet shtetërore do të jenë sfidat kryesore të kabinetit të tij qeveritar.

Krivokapiqi ia ka dorëzuar ekspozenë e tij Kuvendit të Malit të Zi, ku do të debatohet në seancën e së Mërkurës më 2 Dhjetor.

Parlamenti, pas dy ditësh debati, duhet të prononcohet rreth Qeverisë së propozuar të Krivokapiqit, ku 12 Ministritë do të udhëhiqen nga personalitete jashtëpartiake.

Në ekspozenë e tij, Krivokapiqi ka theksuar se qeveria e tij nuk do të ketë detyrë të lehtë, për shkak se sic tha, situatën që po e gjen, mund të karakterizohet si grushtet, duke shtuar se në zgjedhjet e 30 Gushtit, për herë të parë në histori, Mali I Zi në mënyrë demokratike bëri ndryshimin e pushtetit.

“Plotësisht jemi të vetëdijshëm se obligimi ynë është edhe historik edhe I papërsëritshëm. Gjenarata të paraardhësve tanë janë përpjekur që brezave t`u lënë një shtet që për një nuancë do të jetë më I zhvilluar dhe më I rregulluar se që ka qenë. Ky do të jetë qëllimi ynë kryesor. Një ditë kur të largohemi nga pushteti, Mali I Zi të jetë më I rregulluar, më I bashkuar, më I pasur se cështë tani” – ka thënë Krivokapi gjatë ekspozesë. /KlanMacedonia