Kryeministri Kurti dhe ministri Maqedonci takuan koordinatorin e sigurisë së SHBA-ve për Izrael dhe Palestinë

Picture of Ina Online
Ina Online

16/02/2025

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Koordinatorin e Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Izrael dhe Palestinë, gjenerallejtënant Michael Fenzel.

Gjatë takimit, gjenerali Fenzel është informuar mbi zhvillimet ekonomike të Kosovës gjatë katër viteve të fundit, si dhe mbi investimet e rëndësishme në forcimin e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të realizuara me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Maqedonci ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, që përfshin blerjen e sistemit raketor anti-tank Javelin dhe helikopterëve Black Hawk, bashkëzbarkimin me trupat amerikane në Kuvajt, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës si vend pritës në ushtrimin “Defender Europe 25”. Gjithashtu, është vlerësuar edhe ndihma e ofruar në fushën humanitare për strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.

Në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare, është theksuar edhe vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 500,000 eurove si ndihmë humanitare për civilët në Gaza.

Përgjatë takimit, është diskutuar edhe për mundësitë e angazhimit të mëtejshëm të Kosovës në nisma të udhëhequra dhe të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e saj, duke riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, paqes globale dhe synimit të saj për anëtarësim në NATO.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË