Kryeministri Kurti duhet t’i kishte dorëzuar Presidentit Vuçiq raportin e Biserkos për spastrimin etnik mbishqiptarët në Serbi, duke nisur nga Medvegja !

Muharrem Salihu

Shumë mirë që kryeministri Kurti, e ka përfshirë parimin e reciprocitetit në trajtimin me standartet më të larta të shqiptarëve në Serbi me serbët në Kosovë në Marrëveshjen e Paqes që i dorzoi Presidentit Vuçiq dhe Komisionerit Borell!

Ky reciprocitet duhet sanksionuar në një marrëveshje me validitet ndërkombëtar mes dy shteteve!

E gjetur ishte dhe oferta për dorzimin e 3 librave me krimet serbe ! Por do të ishte e udhës qe krahas dosjes britanike për genocidin e shekullit të 19-të mbj shqiptarët, t’ i dorëzonte dhe raportin e Sonja Biserkos në serbisht, për Vuçiq dhe anglisht për Borrell!

Kësisoj Vuçiq nuk do thoshte dot se u kthyem në shekullin e 19-të me krimet ndaj shqiptarëve në Serbi ! « Pastrimi etnik mbi ne, duke filluar nga Medvegja, me mjete administrative është i fresket dhe vazhdon dhe në ditet tona, edhe sot kur po bisedohet per “paqe “ne mes dy popujve!Duhet të veprojmë sot se nesër është vonë !

* autori është drejtues i forumit AFEDS