Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

Picture of INA
INA

15/09/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e Adem Mikullovcit.

“Sot vizituam familjen e Adem Mikullovcit, aktorit tonë të shquar, patriotit e veprimtar kombëtar, në katër vjetorin e vdekjes së tij. Na mikpriti ngrohtësisht bashkëshortja e tij, zonja Lumnije.

Intelektualët dhe artistët e mëdhenj si Ademi, në momentet e rëndësishme historike e kanë vendosur veten në ballë të popullit, pa marrë parasysh rrezikun. Adem Mikullovci pa u trembur prej përndjekjes nga regjimi mizor serb, ishte pjesëmarrës i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, dhe gjithnjë ishte me vepër e me zemër pranë çështjes kombëtare. Megjithatë ai kurrë nuk e la pas dore skenën dhe humorin, pasionet e tij jetësore. Në ato vite terri të thellë buzëqeshja e tij e mençur na sillte pakëz dritë dhe shpresë. Por edhe më vonë, gjatë lirisë që do ta kemi përgjithmonë,

Adem Mikullovci diti të bëjë humor shpotitës dhe ironik me fenomene të ndryshme negative të shoqërisë sonë, e sidomos të kastës drejtuese. Injoranca e lakmia në pushtet, prapambetja, ishin dukuri që i jepnin një tis trishtimi buzëqeshjes së artistit tonë të madh. Megjithatë buzëqeshja në fund triumfonte. Kjo ishte mënyra e tij për të kritikuar dhe për të kontribuar në përparimin tonë shoqëror. Ai ka qenë kontribues i madh edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si veprimtar e deputet.

Për ne, po edhe gjerësisht për popullin e Kosovës, ai do të jetë i paharruar e i nderuar përgjithmonë.”, ka shkruar Kurti. (INA)

TË FUNDIT
42 minuta
Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë
52 minuta
Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë
2 orë
Gjykata e Hagës nuk i dha leje Jakup Krasniqit të merrte pjesë në varrimin e vëllait
3 orë
“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë
3 orë
Shqiptarët "zero" përfaqësim në Qytetin e Shkupit, Fetai: Arsovska poshtëroi parnterin e saj BDI-në

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike
3 orë
Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh
1 ditë
Taravari për vdekjen e vajzës 14 muajshe: Do kryhen hetime urgjentisht, nëse ka faj njerëzor, përgjegjësit do përgjigjen!
3 orë
Shqiptarët "zero" përfaqësim në Qytetin e Shkupit, Fetai: Arsovska poshtëroi parnterin e saj BDI-në
1 ditë
Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit /FOTO

LEXO MË SHUMË

kasami meidani

Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë

erdogan

Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë

Jakup Krasniqi

Gjykata e Hagës nuk i dha leje Jakup Krasniqit të merrte pjesë në varrimin e vëllait

halil kastrati

“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

qyteti-shkupit

Shqiptarët “zero” përfaqësim në Qytetin e Shkupit, Fetai: Arsovska poshtëroi parnterin e saj BDI-në

dragan-daravelski

Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh

protesta-pd-opozita-tirane

Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën

esat shala

Më në fund shpërblehet puna e Esat Shalës, për 20 vjet mblodhi mijëra materiale të luftës

gaza palestina izrael

Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë – në shifra

INFO

NA NDIQ