Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së policit në veri

Picture of ina-online
ina-online

24/09/2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti   ka folur sot duke reaguar ashpër  për vrasjen e një polici në fshatin Banjskë të Leposaviqit.

Kurti tha se edhe një polic tjetër është plagosur.

Kryeministri nën të ditur  se ende po vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë.

Ja postimi i kryeministrit Kurti:

Të dashur qytetarë,

Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.

Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.

Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur”, theksoi Kurti.

 

TË FUNDIT
32 minuta
A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci
3 orë
Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit
3 orë
Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit
6 orë
A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: S’e dimë të gjithë të vërtetën, të presim
19 orë
Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës

ME TE LEXUARA

32 minuta
A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci
1 ditë
Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi
1 ditë
Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës
1 ditë
Kurti: Mos ta heroizojmë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku
19 orë
Gërvalla vjen me një lajm të mirë për mërgimtarët
19 orë
Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës
6 orë
A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: S’e dimë të gjithë të vërtetën, të presim
3 orë
Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit
3 orë
Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit

LEXO MË SHUMË

IMG_4698

A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci

faton hajrizi

Avokati Koci konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit

arrest ushtar blerim ramadani

Protesta në Ferizaj, kërkohet lirimi i ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit

faton hajrizi

A ka vdekur Faton Hajrizi? Gërvalla: S’e dimë të gjithë të vërtetën, të presim

Radojcic vilat pasuria

Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës

Donika Gervalla

Gërvalla vjen me një lajm të mirë për mërgimtarët

kurti mediat

Kurti: Mos ta heroizojmë Faton Hajrizin, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku

IMG_4667

Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës

tv-media-radiodifuzion

Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi

INFO

NA NDIQ