Kryeministri malazez propozon shkarkimin e ministrit të Drejtësisë që mohoi genocidin në Srebrenicë

Deklaratat e ministrit të ministrit të Drejtësisë të Malit të Zi, Vladimir Leposaviç, për gjenocidin serb në Srebrenicë, kanë detyruar kryeministrin, Zdravko Krivokapiç të propozojë shkarkimin e tij.

Kryeministri malazez e dha këtë deklaratë gjatë një konferencë për shtyp, ku theksoi se e ka dorëzuar tashmë propozimin në Parlamentin e Malit të Zi.

Ministri i Drejtësisë u shpreh se ai ishte in gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.

Deklarata e tij, bie në kundërshti me legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, e cila ka deklaruar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, deklaratë e cila është përsëritur nga ai edhe në parlament kur I është kërkuar të japë sqarime.

Edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, duke thënë se zyrtarët në të gjitha shtetet që synojnë integrimin në BE, duhet të jenë të gatshëm t’i respektojnë vlerat evropiane, ndër të cilat është edhe trajtimi me respekt i viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Në Masakrën e Srebrenicës, në vitin 1995 u vranë të paktën 8000 burra myslimanë, duke u bërë kështu një nga masakrat më të rënda të fundit të shekullit të 20./K.B/NOA.al