Kryeministri Mickoski dhe ministrat e tij morën detyrat dhe nisën punën

Picture of INA
INA

24/06/2024

Një ditë pas formimit qeverisë së re, në të gjitha dikasteret u realizua pranim-dorëzimi i detyrës. Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i deritanishëm i Qeverisë, Talat Xhaferi, ia dorëzoi funksionin kryeministror kryetarit të sapozgjedhur të Qeverisë, Hristijan Mickoski, nga Xhaferi thotë se i ka uruar punë të sukseshme dhe efikase në intres të të gjithë qytetarëve.

“Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, kryeministrit të sapo gjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e eurointegrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit”, theksoi Xhaferi.

Ndërkohë, kryeministri i sapozgjedhur Hristijan Mickoski, deklaroi se vizioni i tij dhe i qeverisë së re synon rritjen ekonomike, kohezionin social dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Ne mbetemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve urgjente me të cilat përballemi dhe për të punuar drejt një shteti të bashkuar dhe të begatë. Me përgjegjësinë e re që po marr, vazhdojmë të punojmë për interesat e të gjithë qytetarëve tanë dhe arritjen e synimeve kombëtare, brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi Mickoski.

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë edhe në ministritë tjera. Arben Taravari mori detyrën e ministrit të Shëndetësisë, por jo nga ministri i deritanishëm, por nga zëvendësja e tij. Edhe Fatmir Limani nga VLEN ka pranuar postin e Mininistrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Ndërkohë, Arben Fetai, është emëruar zv/kryeminsitër për qeverisje të mirë. Detyrën e Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, e ka pranuar edhe Besar Durmishi nga VLEN. Orhan Muretezani ka pranuar detyrën e Ministrit për Çështje Europiane. Në zyret e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, detyrën e ministrit e pranoi edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

TË FUNDIT
1 min
Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së
1 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
1 orë
Bastisje në Strumicë, ndalohet një person
1 orë
LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët
1 orë
Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut

ME TE LEXUARA

22 orë
Bekteshi: Sezona kalon, qytetarët ende presin kondicionerët dhe vauçerët për turizëm
3 orë
Mexhiti dhe Mickoski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) në Londër
22 orë
Mickoski: Në buxhetin e shtetit mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë
1 orë
A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?
1 ditë
Zbardhet rasti i tentim vrasjes së kryetarit të Haraçinës, kallëzim penal ndaj një personi
20 orë
Maqedonia e Veriut po zbrazet, 205 vendbanime nuk kanë aspak popullatë, 215 të tjera janë me më pak se 10 banorë

LEXO MË SHUMË

sadulla duraki duraku

Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së

Kurti

Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

policia

Bastisje në Strumicë, ndalohet një person

LSDM

LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët

maqedoni-bullgari-780x439-1

Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut

Fatmir-Bytyqi

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

mexhiti mickoski

Mexhiti dhe Mickoski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) në Londër

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

florian qehaja

Arrestimi i veteranit të UÇK’së, Ambasadori Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

INFO

NA NDIQ