Fatos Rushiti
Kryeministri Mickoski spo dihet a është me arushën apo me VLEN! Ai që duhet të mbrojë Gjuhën Shqipe flet kundër BDI-së në çdo dalje publike! Ai nuk flet si kryeministër i të gjithë qytetarëve por në disa dalje publike thoshte se i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë për disa nene të ligjit për përdorimin e gjuhëve! Kur ishte në opozitë pati folur hapur se duhet të hiqet togfjalëshi 20 përqind tani nuk flet që duhet të hiqet dhe të mbajë qëndrime pro avancimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën përkundrazi flet me dilema!
Tjetra është mirë që liderët e VLEN të mos injorojnë njerëzit profesionistë e të marrin afër vetes njerëz që kanë probleme me kuptimin e nocioneve për shtet e pushtet! Neve o vëllezër nuk jemi shtetformues me Kushtetutë …që të jemi shtetformues si komb duhet të ndryshojmë Kushtetutën. BDI e thotë se jeni por në fakt nuk jemi dhe liderët e VLEN e thonë atë që e thotë BDi. Neve në Kushtetutë trajtohemi si pakicë kombëtare! Kur jemi tek gjuha shqipe Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë pro Ligjit Aktual sepse nëse eventualisht abrigohen nenet kontestuese atëherë ku mbetet siguria juridike e popullatës jo shumicë në procedura gjyqësore kur iu atakohet gjuha shqipe! Fatkeqësisht Neve si shqiptarë jemi duke e jetuar një eksplorim modern nga maqedonasit i krijuar kryekëput nga BDI. Dhe kjo reflektohet kudo në jetën publike dhe civile!