Po mbahet këtë të shtunë në Uembley të Londrës, finalja e Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund.
Pjesë e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e bardhë 0:0. I pranishëm në stadium në këtë finale të madhe është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Pranë tyre është edhe Rudi Voller, që është aktualisht drejtor teknik në kombëtaren e Gjermanisë.