Kryeministri Rama me dinakëri vazhdon të besojë për vlerat e Ballkanit të Hapur

Picture of INA
INA

31/08/2024

Agim Nesho

Diplomacia Shqiptare si ornament i vizionit të liderit global të Tiranës

Sic ndodh zakonisht pas takimeve vjetore të trupit diplomatik shqiptar të akredituar jashtë vendit, shtypi dhe opinioni publik kërkojnë të njohin se cilat ishin mesazhet e kryetarit të qeverisë, strategjia e politikës së jashtme dhe prioritetet e saj. Që në këtë moment ne gjykojmë gabim në pritjen e rezultateve nga Konferenca e Ambasadorëve, duke e patur të qartë që gjatë regjimit të Ramës, i cili ka personalizuar politikën e jashtme, diplomacia Shqiptare shërben vetëm si ornament i vizionit të tij si lider “botëror” lidhur me marrëdhëniet me jashtë. Pra, s’ka strategji por vetëm interesa pushteti, nuk ka diplomaci por vetëm propagandë për të bindur opinionin publik për “thellësinë” e veprimtarisë së liderit.

Por cfarë u vu re në fjalën e Ramës përpara trupit diplomatik shqiptar?

Së pari, mungesa e një strategjie të qartë të politikës së jashtme të Shqipërisë, të prioriteteve të cunguara, objektivave të paqarta dhe intensitet i ndryshueshëm i partneriteteve strategjike në funksion të interesave të pushtetit. Mungesën e strategjisë Rama e justifikon me arritjet e fitoreve të mëdha diplomatike të shërbimit të vendit tonë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, ku zgjedhja në këto organe nuk është bërë për meritë të qeverisë, por në funksion të rotacionit gjeografik. Duke folur vetëm për këto arritje, Rama harron të japë llogari se cfarë ka fituar Shqipëria dhe populli Shqiptar nga kjo veprimtari. Cfarë bëri diplomacia Shqiptare për cështjen kombëtare dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës, duke mos u marrë fare me të edhe në rastin e provokimit të Veriut të Kosovës në Banjskë me grupe terroriste të sponsorizuar nga shteti serb.
Rama duke e personalizuar politikën e jashtme ndërron partneritetet strategjike të vendit në funksion të evidentimit të personalitetit të tij, padijes profesionale dhe në funksion të mbajtjes së pushtetit të tij të korruptuar. Rama hedh idenë e forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë, Turqinë dhe Italinë, por harron që ishte vetë ai që i prishi gjithë balancat strategjike duke huazuar nga Turqia platformën e politikës së jashtme të neo-otomanizmit “zero probleme me fqinjët” si doktrinë të politikës së jashtme të Shqipërisë. Ishte vetë Rama që me retorikën e tij “patriotike”, kur kishte nevojë, provokoi marrëdhëniet me Greqinë. Për më tepër, ai rrezikoi marrëdhëniet prioritare me Italinë për shumë kohë duke ulur bashkëpunimin dhe u rikthye vetëm kur donte ti bënte një qokë personale Melonit.

Së dyti, mungonte boshti i politikës shqiptare në mbrojtje të Kosovës, duke e lidhur atë vetëm me hapjen e ambasadës në Kenia. Rama harron që është ai vetë me politika dhe aventurizëm politik është bërë pjesë e platformave anti-kombëtare të Vucic (ndryshimi i kufijve të Kosovës dhe Ballkani i Hapur), që në thelb kanë mos njohjen ndërkombëtare dhe ndarjen e Kosovës. Për 11 vite në qeverisje, Rama nuk dha asnjë kontribut për njohjen e Kosovës, për mbështetjen e saj në anëtarësimin në Këshillin e Europës, por gjithmonë ka qenë në kah të kundërt të interesave të saj. Nga Traktat miqësie me Kosovën në vitin 2013 kemi arritur të mos pranojmë njëri-tjetrin me politikat anti-kombëtare të Ramës.

Së treti, Rama nuk ka një strategji dhe i mungon vullneti politik për ta bërë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. Pretendimi për ta bërë Shqipërinë pjesë të BE-së në 2030 është vetëm një propagandë elektorale për vota dhe për të justifikuar vazhdimësinë e gjatë të regjimit të tij korruptiv. Integrimi në BE nuk ka të bëjë me cështjet teknike, përdorimin nga Rama të teknikave të reja të AI-së, por të realizimit të reformave të nevojshme dhe të domosdoshme të Shqipërisë për t’ju afruar standarteve europiane. Një Shqipëri e zhytur në drogë, në bashkëpunimin e shtetit me krimin e organizuar, një Shqipëri pa shtet të së drejtës dhe demokraci funksionale nuk ka të ardhme në BE. Një administratë që abuzon me fondet e BE-së, që nuk respekton të drejtat e njeriut dhe lideri i opozitës është i arrestuar, është e pamundur të bëhet pjesë e saj. Futja në BE nuk mund të përdoret si demagogji që ne jemi gati por nuk duan europianët. Justifikimi për mandatin e 4-t për Ramën ka bërë që propaganda e tij të kthehet nga “nuk ka rëndësi pranimi se ne do ta kthejmë Shqipërinë në Europë” në objektivin fals dhe të pabazuar “Shqipëria në BE në 2030”.

Së katërti, zhvillimet e marrëdhënieve ndërkombëtare shikohen në bazë të interesave personale të Ramës. Prioritetet e Ramës për zhvillime të mëtejshme me vendet arabe, me Filipinet apo me Indonezinë janë prioritete personale të kryeministrit Rama si për të marrë fuqi punëtore nga Azia dhe Afrika për të zëvendësuar shqiptarët e larguar në masë. Me Indonezinë, Rama kërkon një afrim si një nga vendet drejtuese të Lëvizjes së vendeve të pa-angazhuara (NAM), duke afruar pozicionin e Shqipërisë me atë të Serbisë, dhe të dy së bashku autokratët ballkanikë të kenë një strategji largimi, kur perëndimi të mos tolerojë më korrupsionin dhe klientelizmin e tyre.

Fjalimi i Ramës në shumë momente kishte nota qesharake kur fliste për lidhjet historike të Shqipërisë me Kuvajtin (e vetmja lidhje është që Shqipëria ka qenë në koalicionin ndërkombëtar për të ndaluar pushtimin e Kuvajtit ku shumica e botës ka marrë pjesë), por edhe kur përmend që “morëm lidershipin e Procesit të Berlinit”, proces që nuk ka ndodhur asnjëherë përvec se Shqipëria ishte vendi i parë që organizoi konferencën në Ballkan.

Pjesa kur Rama përmend që jetojmë kohë të transformimeve historike të diplomacisë Shqiptare ishte pjesa më e këndshme e raportit të tij që reflekton thellësinë e mendimit dhe konceptet e tij për politikën e jashtme. Shqiptarët janë aq të zgjuar dhe me kulturë të bëjnë diferencën midis maxhordomit të takimeve ndërkombëtare dhe mendimtarëve që prodhojnë politikë. E vetmja aftësi e Ramës në këtë fjalim të tij është paragrafi për politikën e jashtme në Ballkan, ku ai me dinakëri vazhdon të besojë për vlerat e Ballkanit të Hapur (pa guxuar ta përmendë me emër) duke ju dhënë mesazh miqve dhe vllaut të tij se ai në cdo moment oportun mund t’ju bashkohet.

I aftë të festojë edhe kur humbet, sic ishte ceremonia me shampanjë dhe dekorimi i ambasadorëve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në në vitin 2019, Rama i kthen të gjitha takimet në një publicitet të aktiviteteve të tij. Cështja qëndron në qëndrimin e ambasadorëve shqiptarë që duhet të zgjedhin ti shërbejnë interesave të shtetit të tyre apo do të pranojnë që diplomacia Shqiptare të jetë një ornament i vizionit të liderit tonë global.

TË FUNDIT
15 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën
1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
2 ditë
“Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për restorantet”, Rama: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni
2 ditë
Gurgdhendësi i Voskopojës, që la Greqinë për Shqipërinë: Tani them a ia vlejti?
2 ditë
Pensionisti përshkon 2400 km, në këmbë për 63 ditë nga Gjermania në Pogradec

ME TE LEXUARA

1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
15 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

LEXO MË SHUMË

vlora2

Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

edi Rama

“Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për restorantet”, Rama: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni

mihali guregdhendes

Gurgdhendësi i Voskopojës, që la Greqinë për Shqipërinë: Tani them a ia vlejti?

ecjee-800x450-1

Pensionisti përshkon 2400 km, në këmbë për 63 ditë nga Gjermania në Pogradec

at nikolle xhufka

VIDEO/ Prifti nga Elbasani në një marrëdhënie hom*sek*uale, ZBARDHEN bisedat: A do të…

doris-pack-800x445

Doris Pack: Berisha i pandehur, por pse Erion Veliaj nuk po del para gjykatës?!

azem hajdari

Sot 26 vite nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, priten homazhe nga opozita! Çfarë i tha truproja Berishës në spital? Si ndodhi atentati i 12 Shtatorit 1998, detajet e panjohura

adriatik lapaj

Basti i Adriatik Lapaj: Ramën e çoj në shtëpi, marr 71 mandate në 2025!

INFO

NA NDIQ