Kryeministri sllovak kthehet në punë pas atentatit

Picture of INA
INA

09/07/2024

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se është rikthyer në punë të martën, gati dy muaj pasi u plagos nga një person i armatosur.

Fico, 59 vjeç, u qëllua nga afër më 15 maj, në një qytet të Sllovakisë qendrore dhe iu nënshtrua dy operacioneve të gjata.

Personi i armatosur, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71 vjeç, është në paraburgim në pritje të gjykimit.

Mediat sllovake shkruan se Fico, i cili shpesh kritikohet nga Bashkimi Evropian për shkak të prirjeve nacionaliste, shkoi në mbledhjen e kabinetit të tij përmes një tuneli, për t’i shmangur gazetarët.

“Të nderuara media liberale progresive dhe opozitë, kërkoj falje që mbijetova, por jam kthyer”, shkroi Fico në Facebook, duke postuar edhe një fotografi në zyrën e tij.

Kur Fico ka marrë detyrën vjeshtën e kaluar, Sllovakia ka refuzuar ta vazhdojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, e cila lufton kundër pushtimit rus që nga viti 2022.

Vetë Fico i ka mbështetur bisedimet e paqes me Rusinë.

Ai ka dalë nga spitali më 31 maj, ndërsa paraqitjen e parë publike e ka bërë në një ceremoni pranë Bratislavës, të premten e kaluar.

TË FUNDIT
1 ditë
Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë
1 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
2 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
3 ditë
Mali i Zi ndaloi transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”
3 ditë
“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

ME TE LEXUARA

2 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
1 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
1 ditë
Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë

LEXO MË SHUMË

IMG_4357

Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Tabanoc kufi

Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)

tv-media-radiodifuzion

Mali i Zi ndaloi transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”

Lajcak

“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

petkovic simic serbi kine

Ministrat e Vuçiqit në Kinë, heshtje në Bruksel?!

ministrat e mbrojtjes nato ballkan

Forcat e NATO-s do të mund të kalojnë shumë më shpejtë nëpër Korridorin 8!

srebrenica

Maqedonia bashkësponsorizoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, por qeveria e re nuk do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare

Samiti NATO

Samiti i NATO-s në Washington/ Rama pranë Biden dhe Stoltenberg

INFO

NA NDIQ