Kryeministri slloven: Evropa është e plotë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

0

Kryeministri slloven Miro Cerar në takimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Londër nën Procesin e Berlinit, ka shprehur dëshirën që të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE të përmbushin reformat për anëtarësim.

Sipas tij, Evropa do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet në rajon janë të përfshira në të.

“Kjo do të sigurojë si stabilitetin ashtu edhe të ardhmen e rajonit,” tha Cerar,njofton agjencia e lajmeve Hina, transmeton Klan Kosova.

Komentet

komentet