Kryeministri Spasovski konfirmon rastin e parë me koronavirus

0

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.

“Sot është vërtetuar rasti i parë me korona virus. Pacienti është pranuar dhe trajtuar në përputhje me të gjitha protokollet. Janë ndërmarrë të gjitha masat. Të gjitha shërbimet shtetërore janë në gatishmëri për të vepruar në këto rrethanat e krijuar. Nuk ka arsye për panikë, kemi vendosur kontroll dhe sistemi ynë është aktiv. Të gjitha masat që janë ndërmarrë janë në përputhje me protokollet për Kalojmë në fazën e dytë për tu ballafaquar me këtë gjendje. Apelojmë që qytetarët të ndjekin dhe respektojnë rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që ato janë në përputhje me OBSH.”, theksoi kryeministri Spasovski.

Sipas tij, institucionet janë në gatishmëri dhe kemi kuadrin e duhur që po ndjek situatën. “Mirë është që kemi vepruar në kohë dhe të ballafaqohemi me këtë sëmundje. Të mos sillemi në mënyrë të papërgjegjshme nëpër rrjetet sociale dhe të shpërndahen spekulime që nuk janë në interes të qytetarëve dhe të vendit”, theksoi Spasovski. Ai tha se në përputhje me të gjitha masat, shtabi i krizës do të marrë vendim se a do të anulohen tubimet publike apo manifestime të tjera. (INA)