Kryeministri Zaev thërret investitorët për prodhim kanabisi

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka ftuar të gjithë ata që kanë resurse për të investuar në prodhimin e kanabisit.

Ai ka theksuar se etika dhe ligji në Maqedoni e lejojnë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Sipas tij, pritet që nga kjo të hapen vende të reja pune. “Është e lejuar me ligj, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shumë vende tjera të botës. Ka përfitime prej saj në trajtime dhe është e pranuar në mjekësinë tonë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, ka thënë Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka thënë se është i bindur që deri në fund të majit do të ketë hyrje në shkëmbimin e jashtëm nga eksporti në kabanisin e thatë se vajit të kanabisit në tregjet e Polonisë dhe Gjermanisë.