Kryeministria e pranon se Kurti ra pre e mashtrimit të humoristëve rusë

Picture of Ina Online
Ina Online

26/03/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte rënë pre e një thirrjeje me video nga dy humoristë rusë pak pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, publikuan në platformën Rumble një video të bisedës me kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se po flisnin në emër të presidentit të Letonisë, Edgar Rinkevics.

Në një komunikatë në X, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “ky incident” ndodhi më 11 shkurt, dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.

Ai e arsyetoi rënien e kryeministri pre e mashtrimit duke thënë se gjatë asaj kohe, Kurti po merrte telefonata të shumta urimi, pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, doli e para në zgjedhje me rreth 42 për qind të votave.

“Për shkak të kohës së kufizuar, nuk ka qenë gjithmonë e mundur të kryheshin verifikime të thella të çdo thirrjeje”, tha Kryeziu.

Dyshja i ka vënë në siklet edhe më herët disa politikanë evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin polak Andrzej Duda, ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, ish-kryeministrat e Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Millo Gjukanoviq, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si dhe figura të njohura si Elton John dhe Princi Harry, përmes thirrjeve të ngjashme.

Në video, Kurti i pranon urimet e dy humoristëve rusë që shtiren se po flasin në emër të presidentit Rinkevics dhe flet me ta për një sërë çështjes, përfshirë zgjedhjet, dialogun me Serbinë, të dërguarin e Trumpit për misione të veçanta, Richard Grenell, luftën hibride e çështje të tjera.

Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur shumë reagime në vend./rel

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË