Kryengritja e 2 gushtit

0

Ali Ahmeti

Kryengritja e 2 gushtit dhe Republika e Krushevës, të cilën po e shënojmë sot, duhet të studiohet shumë më tepër nga historianët dhe të zbardhet karakteri i plotë i saj, në germë dhe në frymë.

Ndarja e barabartë e përgjegjësive kryengritëse dhe më pastaj edhe e atyre qeverisëse 117 vite më parë duhet të shërben si model i largimit të ngarkesave dhe primesave në perendim e sipër hegjemoniste mbi përpjekjet e përbashkëta për liri dhe për jetë më të mirë në vendin e përbashkët.

Manifesti i Krushevës i vitit 1903 është përcaktim unifikues për shtet të përbashkët po aq sa është edhe Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001.

Paragjykimet e imponuara ekzistojnë edhe sot dhe është detyrim për ne që të punojmë në drejtim të largimit të tyre duke e prezentuar dhe pranuar të vërtetën e pashtrembëruar për të gjitha proceset aktuale dhe historike të vendit tonë të përbashkët multietnik dhe multikulturor.