Kryengritja e Ilindenit dhe shqiptarët

ina-online
ina-online

02/08/2023

Shqiptarët, vllehët dhe bullgarët janë pjesmarrës në Kryengritjen e Ilindenit. Këtë e dëshmojnë historianë dhe dokumente nga arkivat e njohura botërore dhe rajonale.

Sipas historianëve, roli i shqiptarëve dhe i të tjerëve në këtë kryengritje sikur harrohet, duke ua lënë meritën e kësaj pjese të historisë, kryesisht maqedonasve, përcjell INA.

Fakte për pjesmarrjen e shqiptarëve në kryengritjen e 2 gushtit, e gjen pothuajse në të gjitha dokumentet e kohës bullgare, austro-hungareze dhe të tjera.

Pjesëmarrja dhe kontributi i shqiptarëve në këtë kryengritje me karakter lokal ka qenë evident, jo vetëm në parapregaditjen, por edhe me pjesëmarrje, dhe kjo dokumentohet edhe në organet legjislative, në Kuvendin e madh i cili pas 2 gushtit u zgjodh me 60 vetë, me 20 shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 bullgar.Shqiptarët kanë qenë pjesë edhe të qeverisë së përkohëshme të Krushevës. Prania e shqiptarëve është edhe në Qeverinë e përkohshme të Krushevës.

Historiani Dervishi: Shqiptarët ishin faktorët kyç

Historiani, Nebi Dervishi, thotë se duke u bazuar në dokumentet e arkivave të huaja, rolin kryesor në kryengritjen e Ilindenit e kanë pasur shqiptarët, vllehët dhe bullgarët, teksa maqedonasit nuk përmenden në asnjë dokument.

Qëllimi kryesor i kryengritjes ishte formimi i një shteti të përbashkët për të gjitha etnitetet që jetonin në këtë vend, e jo si u trumpetua më vonë, për të formuar shtetin për popullin maqedonas, tha për INA, historiani Dervishi.

“Pa shqiptarët nuk do të ndodhte kryengritja e Ilindenit për shkak të kontributit që e dhanë në këtë kryengritje, pavarësisht që ishte lokale dhe zgjati 12 ditë. Në fakt shqiptarët do të marrin pjesë edhe në organet drejtuese të Republikës, si për shembull në Asamblenë e Kuvendit të Republikës së Krushevës që u formua në këtë qytet nga gjithsej 60 personave, 20 ishin shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 bullgarë”, theksoi historiani i njohur strugan.

Sipas tij, roli i shqiptarëve në këtë kryengritje dhe në atë që pasoi pas saj tregohet edhe me faktin se në Qeverinë e Republikës së Krushevës ka pasur dhe 2 ministra shqiptarë ortodoksë.

“Pjetër Guri ishte komandanti i njësisë luftarake i kësaj kryengritje, ndërsa sipas të gjitha dokumenteve dhe studiuesve të asaj kohe del që Nikollë Boljari ishte njëri nga ministrat dhe i dyti, Gjorgji Qaçe, që përmenden si anëtarë të Qeverisë së Republikës së Krushevës”, theksoi Dervishi.

Historiani, Nebi Dervishi, thotë se për të gjithë këto ekzistojnë dokumente të asaj kohe në arkivin e Stambollit, Sofjes dhe të Shkupit, ku mund të vërtetohet roli i madh i shqiptarëve ortodoksë në formimin e Republikës së Krushevës.

Disa historian ëshqiptarë madje pohojnë se pa shqiptarët, as që mund të mendohej Kryengritja e Ilindenit e cila sipas tyre, ishte përpjekja për ndërtimin e një Republike të bazuar si një shtet i të gjitha etniteteve.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

Mickoski

Mickoski premton pajtimin dhe bashkimin kombëtar maqedonas

FILIPCE-768x507-1

Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

fatmir besimi

Besimi: Deri në vitin 2028 paga mesatare 900-1000 euro

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

vankovska

Vankovska: Nuk mjaftohemi me një kolltuk dhe një pozicion, ne kemi një kauzë

Pendarovski Siljanovska

Pendarovski: Kam treguar se çfarë do të thotë të jesh president i të gjithë qytetarëve

Gordana Siljanovska Davkova

Siljanovska: Në zgjedhje vendoset nëse Maqedonia do të jetë pro-evropiane

Arben Taravari Bujar Osmani

Ku dallon Arben Taravari dhe Bujar Osmani?

INFO

NA NDIQ