Kryengritja e Shkupit, që rezultoi në krijimin e një gjysmë Shqipërie

Picture of INA
INA

13/08/2024

shkruan: Daut Dauti

Në ditën e sotme, 12 gusht 1912, kryengritësit shqiptarë invaduan Shkupin për t’i bërë presion qeverisë otomane që t’i pranonte kërkesat e tyre. Ky nuk ishte çlirim i Shkupit, siç paraqitet sot. Ushtria otomane, duke mos dashur të konfrontohej me shqiptarët, nuk doli fare nga kazermat e Shkupit, Kumanovës dhe tjerave përreth kurse kryengritësit nuk vendosën pushtet për ta zëvendësuar atë otoman.

Por, kryengritësit, në krye me Hasan Prishtinën, përkundër mosmarrëveshjeve të brendshme, ia dolën që me ‘çlirimin’ e Shkupit ta detyronin Stambollin që të fillonin negociatat për një Shqipëri autonome. Ky sukses i shqiptarëve i alarmoi vendet ballkanike (Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë) që të nxitonin me planet e tyre kundër autonomisë apo pavarësisë së Shqipërisë. Planet e këtyre shteteve ishin që të mos kishte Shqipëri, territorin e së cilës do ta ndanin mes veti.

Prandaj, vetëm pas tre muajve filloi lufta ballkanike nga e cila doli një gjysmë Shqipëri e pavarur kurse gjysma e territoreve mbeti nën okupimin e shteteve të përmendura. Shqiptarët vuajtën një masakër të paparë gjenocidiale.

Sot, pas 112 viteve, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Por, aspirata nacionaliste për shtetin shqiptar nuk është përmbushur kurse Serbia, sikur atëherë, edhe sot i kërcënon shqiptarët.

TË FUNDIT
17 orë
Premtime sa të duash për reforma në arsimin e lartë, por në praktikë asgjë s’ka lëvizur
20 orë
Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende
2 ditë
A po zgjidhet problemi në Çashkë? Janevska: Shkolla “Dituria” gati për dy muaj, janë ndarë 6.5 milionë denarë
3 ditë
Kaos me çerdhet në Manastir
3 ditë
Shkolla e Drogomishtit të Vogël të Kërçovës mbetet e zbrazët pa asnjë nxënës fillestar

ME TE LEXUARA

20 orë
Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende
17 orë
Premtime sa të duash për reforma në arsimin e lartë, por në praktikë asgjë s’ka lëvizur

LEXO MË SHUMË

diploma student bursa

Premtime sa të duash për reforma në arsimin e lartë, por në praktikë asgjë s’ka lëvizur

vesna-janevska-780x439

Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende

femijet cashke

A po zgjidhet problemi në Çashkë? Janevska: Shkolla “Dituria” gati për dy muaj, janë ndarë 6.5 milionë denarë

cerdhe

Kaos me çerdhet në Manastir

shkolle klase

Shkolla e Drogomishtit të Vogël të Kërçovës mbetet e zbrazët pa asnjë nxënës fillestar

valle shqipe

Ansambli Kombëtar SHOTA fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës

shkolla-nxenes-780x439-1

Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak

pashko camaj libri

Pashko Camaj së shpejti vjen me romanin e shkëlqyer në tre gjuhë

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Situatë alarmante në Kërçovë! Shumë shkolla periferike rrezikojnë të mbyllen (VIDEO)

INFO

NA NDIQ