Kryeparlamentari Gashi kërcënohet me jetë

Picture of Ina Online
Ina Online

18/02/2025

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë një mesazh kërcënues në adresën zyrtare të emailit, ku thuhet se “do të ketë varje dhe therje të gjithçkaje bullgare, fashiste” dhe se do të hyjnë në Kuvend dhe do të vrasin të gjithë ata që mbështesin bullgarët, nëse miratohen ndryshimet kushtetuese.

Ky email është dërguar pas intervistës së kryeparlamentarit për emisionin “360 gradë”.

“Ndryshime kushtetuese kurrë, kurrë, kurrë! Do të ketë varje, therje dhe vrasje të gjithçkaje bullgare, fashiste. Ata janë fashistë dhe vendi i tyre është në litar, që të shërohen nga sëmundja që kanë. Vetëm provojeni dhe ne do të hyjmë në Kuvend dhe do t’ju vrasim, ju qen të ndyrë që jeni për bullgarët. Vetëm vdekje!” – thuhet në emailin e dërguar në adresën zyrtare të Afrim Gashit.

Gashi: Duhet kohë për të ulur tensionet dhe për të zgjidhur çështjen

Në intervistën e tij të mbrëmshme, Gashi tha se pas zgjedhjes së një qeverie të re në Bullgari, mund të fillojë një proces për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, por nuk mund të pritet një sukses i menjëhershëm në bisedime.

“Duke e parë këtë çështje nga prizmi i interesit të përbashkët të të dyja vendeve dhe kombeve, maqedonas dhe bullgarë, në kuptimin e sigurisë rajonale, mendoj se është në interes të përbashkët të fillojmë një proces për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje. Konkretisht, që të hiqet vetoja bullgare për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Mendoj se Bullgaria nuk humb asgjë, përkundrazi, jam i bindur se ata fitojnë. Por duhet pak kohë që të ulen tensionet dhe të bisedohet me argumente. Duhet ta kuptojnë edhe kontekstin tonë. Dhe besoj se nëse SHBA dhe Brukseli ndihmojnë pak, jam i sigurt se na duhet vetëm edhe një shtysë e vogël për ta zgjidhur këtë nyje”, – tha Gashi./Fokus

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË