Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus flet para homologëve të tij nga vendet anëtare të NATO

INA
INA

02/06/2023

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po merr pjesë në takimin e kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të NATO-s që po mbahet në Vilnus.

Ai në një fjalim të tij ka theksuar se NATO- ja si organizatë rajonale multilaterale, prej themelimit të vet deri sot, është përfaqësues i fuqishëm për bashkëpunim të fuqishëm me organizatat ndërkombëtare tjera të cilat kanë veprim të përcaktuar global apo gjeografik.

“Vendi im, Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull i vendit që ka qenë importues, ndërsa sot është eksportues i paqes, partner aktiv dhe kontribuues në Aleancë. Përmes realizimit të këtij qëllimit tonë strategjik, që është përcaktim i shumicës së gjithë qytetarëve tanë, ne arritëm ta mbrojmë pavarësinë, integritetin territorial, pacenueshmërinë e kufijve shtetërore të pranuara ndërkombëtarisht, por edhe të promovojmë politikë të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet në rajonin më të gjerë. Përpjekjet tona për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale paraqesin udhërrëfyes për institucionet tona, për përgatitjen e tyre të vazhdueshme të kapaciteteve dhe aftësive për pjesëmarrje në misionet dhe operacionet ndërkombëtare të NATO-s, por edhe të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar Xhaferi.

Sipas tij, në këtë botë komplekse shumë-polare, që e sfidon globalizimin dhe multilateralizimin, si shtete dhe politikanë doemos të veprojmë shpejtë dhe të parandalojmë copëzimin e këtillë, sepse i njëjti paraqet kanosje serioze për gjithë botën. “Nuk kemi alternativë tjetër përpos të vazhdojmë të luftojmë për mbijetesën e sistemit dhe për sundimin e të drejtës, mbi sistemin e sundimit të fuqisë dhe ndryshimin e kufijve me përdorimin e forcës. Beteja jonë doemos të vazhdojë me vendosmëri përmes përforcimit të partneriteteve ekzistuese dhe kërkimit të partneriteteve tjera, kreative dhe aleancave me shtete dhe organizata që akoma besojnë në një botë të bazuar mbi vlerat demokratike dhe liberale, në mbrojtjen e tyre, qëndrueshmërinë afatgjate dhe rezistencën ndaj këtyre proceseve negative. Neve, si përfaqësues të popullit, na mbetet të vazhdojmë ti promovojmë besimin dhe korrektësinë e multilateralizimit, si mekanizëm i vetëm i cili mundëson paqe dhe prosperitet në botë”, ka theksuar Xhaferi.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

inbound6699034149352948996

Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale

arben taravari

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

inbound1475099674346703290

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

inbound3875199738175849335

Mickoski: Pjesëmarrja masive përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rethin e dytë të zgjedhjeve

Distria Krasniqi

Krenari, Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

moti sot

Temperatura në minus! Moti nesër dhe ditët në vijim

INFO

NA NDIQ